29 Prill 2024

OEK ka lobuar ka prodhimi dhe ndryshimet në politiken fiskale

Prishtinë, 24 gusht - Kryetari i Odes Ekonomike te Kosovës, Safet Gerxhaliu ka deklaruar sot në konferencën për media kushtuar “Stimulimit  dhe mbrojtjes se prodhimit vendor në kontekstin e krizës te vitit 2012 “ se OEK-u është një zë lobues qe vizioni ekonomik i Kosovës te jete i orientuar ka prodhimi dhe ndryshimet në politiken fiskale dhe legjislacion te jetë në favor te zhvillimit ekonomik duke përkrahur ose mbështetur sektorin privat në veçanti ndërmarrjet e vogla dhe te mesme.

“Kur bisedohet ne këtë kontekst pa mëdyshje fokus i veçante duket ti kushtohet sektorit prodhues jemi te vetëdijshëm se kemi pasur një diskrepancë sa i përket mundësive për te avancuar sektorin prodhues ne Kosovë,  kemi pasur një konkurrencë jo lojale e cila vjen nga vende te ndryshme  fale disa arsyeve qofte ndryshimit ose përkrahja për kompani te ndryshme te vendit dhe rajonit qe përmes subvencioneve te ndryshme te jene aktive ne tregun kosovar dhe te dëmtohet tregu kosovar dhe shume here ka qene shqetësues fakti qe ne komunitetin e biznesit është shpërnda themi kushtimisht një informate jo e mire qe është se është shume me mire dhe me lehte ne Kosovë te tregtohet se sa te prodhohet”, ka thënë me këtë rast Gerxhaliu.

Ai tha se si OEK kane lobuar dhe forcuar partneritetin ne dialogimin me Qeverinë e Kosovës dhe se orientimi kyç ka qene i orientuar ka prodhimi vendor jo vetëm për te promovuar vlerat e Kosovës jo vetëm për te promovuar rendësin e ndërmarrësisë kosovare  por edhe te forcohen indikatorët ekonomik qe ishin marre si faktor i avancimit te prodhimit ne rend te pare përmirësimi i bilancit te pagesave dhe si e dyta dyte ndalja e  eskportit te parave kesh, qe te mos eksportohet po te mbahet ne Kosovës dhe si rezultat i këtyre te dy indikatorëve te krijohen vende te reja te punës dhe mirëqenie ne Kosovë.

Kreu i OEK-ut ka thënë se për këtë arsye propozimi për ndryshimin ne këtë ligj për lenden e pare ia kane shpërndarë ne 6500 kompani vendore.

“Kemi marr ne nivel te shoqatave te gjitha rekomandimet te cilat janë  analizuar,  janë kompletuar dhe si te tilla janë adresuar ne Ministrinë e Financave për çka shfrytëzoj rasti ti falënderoj për partneritetin për dialogimin e mirëfilltë dhe për gatishmërinë qe ne çdo moment te dëgjohet zëri i komunitetit te biznesit”, tha kryetari i Odes.

“Oda Ekonomike e Kosovës, përkrah dhe  përshëndet gatishmërinë e Qeverisë për disa nga zgjidhjet e ofruara ligjore për   lirimin e taksës doganore  për mallrat të cilat shërbejnë  si lëndë e parë, gjysmë produkt, ambalazh  dhe makina për prodhime.

Oda Ekonomike e Kosovës, konsideron se për arritjen  e objektivave strategjike për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurrent të bizneseve, dhe për një zhvillim  të qëndrueshëm  ekonomik, krahas ndryshimeve të propozuara nga Ministria e Financave në projektligj duhet të përfshihen edhe propozimet e bizneseve nga sektori privat.”, tha kreu i Odes Ekonomike te Kosovës, duke shtuar se zgjidhjet e propozuara janë plotësisht të analizuara, të arsyeshme dhe të argumentuara mirë.   

Pjesën e dyte te fjalës se vet Gerxhaliu ia kushtoi brengosjes për rritjen e mundshme e çmimeve te artikujve ushqimor.

“Pse e kemi marr me seriozitet ta analizojmë këtë çështje? I kemi analizuar disa fakte disa shifra qe janë shqetësuese ne realitetin kosovar jemi nisur nga fakti qe 325 mije qytetar përfshihen ne asistencë sociale dhe kjo nënkupton se rreth 20% e popullsisë janë te varfër dhe te gjithë këta janë te orientuar  ne asistence sociale te cilat po ashtu nuk mjaftojnë fal standardit jetësor qe shume kush e krahason Kosovën si një shtet me standard dhe me çmime evropiane dhe me te hyra afrikane”, tha ai.

“Jemi dëshmitarë qe javëve të fundit në bursat botërore ka ndryshime drastike, sidomos rritje të çmimeve të produkteve bazike, pra produkteve që shërbejnë edhe si lëndë e parë për shumë produkte tjera, sidomos për produktet ushqimore”.

Kryetari i OEK-ut theksoi se duke u bazuar në bursën e Çikagos që është referencë e çmimeve të produkteve bazike të disa produkte bazike në dy muajt e fundit ka rritje të çmimeve deri në masën 50%.

“ Në nivel rajonal (Kroaci, Serbi, Hungari, Maqedoni) në rendimentet e drithërave kemi ulje të parashikimeve fillestare në masën prej 20%. Sigurisht ne nuk jemi të përjashtuar nga ky fenomen. Ne përgjithësi në raport me periudhën e njëjtë të viti të kaluar çmimet e drithërave nëse merret mesatarja e vendeve të rajonit kanë rritje 2.22%”.

Sipas tij nëse nuk ndryshon diçka që do të ndikonte në rritjen e rezervave në nivel botëror, deri në Vjeshtë (Tetor), çmimet e produkteve bazike do të rriten deri 10%. Në këtë drejtim ne nuk kemi asnjë sekondë për të humbur, por duhet urgjentisht të ndërmerren këto masa.

“ Te krijohen rezervat shtetërore – së paku të mos vazhdojnë pasojat edhe vitin tjetër, të përshkallëzohet TVSH për produktet bazike (Drithëra, Sheqer, Vaj), si e vetmja mundësi për të mbajtur fuqinë blerës pa rënë, të subvencionohet nafta dhe plehrat që është përdorur në kultivimin dhe korrjen e kulturave bujqësore të drithërave, të përgatitet pako sociale shtesë për kategoritë me të rrezikuara se vërtet këto ndryshime dhe kjo ngritje e çmimeve do te jete një grusht i rende për politiken sociale ne Kosovë”, propozoi kryetari Gerxhaliu dhe shtoi se te gjitha këto u thane nga këndvështrimi i garancisë se çmimeve për popullatën e Kosovës por mu nga këto pasoja, nga kjo ngritje e çmimit do te pësojë edhe komuniteti i biznesit

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)