29 Prill 2024

OEK i dorëzoi 10 mijë euro familjes së Enver Zymberit

Prishtinë, 2 gusht - Një delegacion I Odës Ekonomike të Kosovës i udhëhequr nga kryetari Safet Gërxhaliu ka vizituar sot familjen e pjesëtarit të Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Enver Zymberi I cili humbi jetën ne aksionin e vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të vendit dhe implementimin e masave të reciprocitetit në marrëdhëniet tregtare me Serbinë.
 
Kryetari i OEK-ut Safet Gërxhaliu me ketë rast theksoi se Enveri, heroi me i ri i Kosovës është shembull se si punohet dhe angazhohet për të mirën e vendit dhe për respektimin e ligjit dhe rendit, pa të cilat nuk mund të ketë edhe zhvillim ekonomik.
 
Me këtë rast delegacioni i OEK-ut familjes Zymberitë cilat përfaqësuesit e komunitetit të biznesit i grumbulluan si ndihmë e parë simbolike për ketë familje.
 
Donatori më i madh i mjeteve ishte Kompania “Buçaj” e cila ndau 5 mije euro ndihmë për familjen Zymberi.
 
Oda Ekonomike e Kosovës angazhohet që të sigurohet përkujdesje institucionale për familjen Zymberi por edhe familjet e policëve të tjerë të cilët kanë humbur jetën në krye të detyrës, por njëkohësisht kërkon nga komuniteti I biznesit që në mënyrë vullnetare me ndihma edhe më tej të përkrah këto familje, tha kryetari Gërxhaliu.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)