02 Maj 2024

OEK dhe OEAK: Rritja e TVSH-së grusht ndaj konsumatorit

Prishtinë, 27 janar - Udhëheqës të Odës Ekonomike Amerikane të Kosovës (OEAK) dhe Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), në një konferencë për media, i kanë bërë thirrje qeverisë së ardhshme të Kosovës, që ta ketë një riorientim të prioriteteve drejtë zhvillimit ekonomik.

Përfaqësuesit e dy odave kanë kërkuar që premtimet për rritje të pagave në sektorët publike, mos të vinë me ngritjen e TVSH-së prej 19 për qind, por kjo të arrihet në format tjera.

Safet Gerxhaliu kryetar i OEK-ut dhe Lekë Musa kryetar i OEAK-ut, kanë shprehur shqetësimin se ngritja prej 19 për qind, veç te biznesi do të ndikojë drejtpërdrejt te konsumatori, i cili do ta vuan këtë ngritje.

"Arsyet se pse nuk e përkrahim një ide të tillë, është fare e qartë për opinionin, se një rritje prej 19 për qind e tatimit mbi vlerën e shtuar, do të ishte një grusht ndaj shportës së konsumatorit kosovar, e cila dita ditës është më e vogël", ka thënë Gerxhaliu.

Ndërsa Musa, i ka kërkuar qeverisë së ardhshme që të ridizajnojë prioritetet dhe ato të orientohen drejtë zhvillimit ekonomik.

"I bëjmë thirrjes qeverisë së ardhshme që të ridizajnojë prioritetet dhe ato të orientohen drejtë zhvillimit ekonomik, dhe ky zhvillim ekonomik duhet të jetë i orientuar drejtë zhvillimit të sektorit privat. Gjithashtu jemi të brengosur se premtimet për rritjen e pagave mund të kthehen në ndëshkim ndaj biznesit", vlerësoi Musa.

Ata i kanë dërguar një letër Qeverisë, që të themelohet një ministri e re, e cila do të fokusohet në ekonomi, tregti dhe energjetikë, dhe politika tjera sektoriale të cilat janë të ndërlidhura me zhvillimin ekonomik. 


Nderkaq Ministria e Ekonomisë dhe e Financave ka bërë të ditur që nuk e ka ndryshuar normën e Tatimit në Vlerën e Shtuar. 

Prandaj, deklaratat për ndryshimet e mundshme të këtij tatimi dhe shqetësimet  se me këtë do të rrezikohet ndjeshëm standardi i qytetarëve sipas MEF-it janë të pabaza. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)