16 Maj 2024

OEK dhe MF avancojnë bashkëpunimin

Prishtinë 10 gusht - Në lokalet e Odës Ekonomike të Kosovës është mbajtur një takim pune në mes të Kryetarit të OEK Safet Gërxhaliu me bashkëpunëtor dhe Këshillëtarit të Ministrit të Financave Menderes Ibra.

Qëllimi i këti takimi, ishte që OEK-u ti ofroj Ministrisë së Financave të Republikës së Kosovës  propozimet dhe komentet  e disa anëtarëve dhe  shoqatave të saj  nga  sektorët kryesor ekonomik mbi Draft ligjin për mallrat e liruara nga tatimi doganor dhe mallrat me tarifë zero të tatimit doganor.

Me këtë rast Kryetari i OEK-ut Gërxhaliu falenderoi angazhimin  e Minitrisë së Financave, dhe në veqanti të Ministrit Bedri Hamza me bashkëpunëtorë, për kontributin në avansimin dhe promovimin e partneritetit publiko-privat në mes të këtyre institucioneve, duke treguar  gatishmërinë konsistente për të dëgjuar dhe debatuar  hallet dhe barierat me të cilat po ballafaqohen bizneset e sektorit privat.

Kryetari Gërxhaliu theksoi se Oda Ekonomike e Kosovës, përkrahë dhe  përshëndet gadishmërinë e Ministrisë së Financave  për disa nga zgjidhjet e ofruara ligjore të ofruara në këtë Draft propozim,  për   lirimin e taksës doganore  për mallrat të cilat shërbejnë  si lëndë e parë, gjysmë produkte, ambalazhë  dhe makina për prodhim.

 Ai më tutje theksoj se Oda Ekonomike e Kosovës, konsideron se për arritjen  e objektivave të proklamuara strategjike për krijimin e një ambienti të favorshëm dhe konkurent të bizneseve, dhe për një zhvillim  të qëndrueshëm  ekonomik, krahas ndryshimeve të propozuara nga Ministria, në projektligj duhet të përfshihen edhe propozimet e bizneseve nga sektori privat.

Kryetari  Gërxhaliu tha se Oda Ekonomike e Kosovës  Draftligjin në fjalë ua ka proceduar mbi 3000 anëtarëve të sajë dhe nga një numër i konsideruar nga to ka pranuar propozimet dhe komentet. Këto propozime të bizneseve OEK-u i ka  analizuar dhe  kompletuar me kujdes dhe në formën përmbledhëse ja ofron Ministrisë së Financave, në mënyrë që  të përfshihen  në drafligjin në fjalë.

Siç theksoi Gërxhaliu, në rekapitulimin e këtyre propozimeve nga  disa anëtarë dhe  shoqata, janë identifikuar diku 171 mallra të kodifikuara (kode tarifore) nga  40 kapituj të kodit tarifor të cilat propozohen të lirohen nga taksa doganore. 

Pothuajse të gjitha këto propozime, vijn nga sektori prodhues, dhe kanë të bëjnë me mallrat që shërbejnë si lënd e parë e pa përpunuar, gjysëmpërpunuar, lënd amballazhuese, makineri, e shumë pak si produkte të gatshme.

Kërkesat e propozuara të biznesit janë plotësisht të arsyeshme dhe të analizuara dhe argumentuara mirë.   

Gjithashtu Kryetari i  OEK,-ut Gërxhaliu i ofroj Ministrisë së Financave gadishmërinë e  stafit të OEK-ut  dhe bizneseve të cilat kanë parashtruar propozimet, se do të jenë  të gatshëm në çdo kohë për të dhënë çdo sqarim shtesë lidhur me arsyetimin e propozimeve edhe takime direkte. 

Gjatë këti takimi, Menderes Ibra falëndëroj OEK-un  për kontributin e dhënë në propozimet e arsyeshme të bizneseve, por njëherësh kërkoj dhe mirkuptimin e bizneseve për gjendjen aktuale ekonomike në të cilën ndodhet vendi, dhe inkurajojë ato që Ministria në fjalë do të angazhohet që në proces ti përmbush propozimet dhe pritjet e bizneseve.

Në fund të takimit, pjesmarrësit u pajtuan se duhet vazhduar  bashkëpunimin me Qeverinë, Ministritë përkatëse dhe Institucionet tjera për të gjitha çështjet me interes për ekonominë, dhe se OEK-u  si forum i  pazëvendësueshëm dhe neutral,   duhet që përmes qëndrimeve dhe propozimeve të tilla, të harmonizuara  të vazhdoj lobimin  tek Institucionet vendimmarrëse që të ndikojë  në përparimin dhe  përmirësimin e  ambientit për zhvillimin e veprimtarive biznesore dhe në veqanti mbështetja e sektorit prodhues vendorë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)