01 Maj 2024

OEK dhe ATK avansojn bashkëpunimin

Prishtinë, 28 shkurt - Përfaqësuesit e Odës Ekonomike të Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës u angazhuan sot për avansimin e mëtejmë të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve në të mirë të biznesit.

Në takimin e mbajtur në OEK, kryetari Gërxhaliu u angazhua për intensifikimit  te luftës kundër informalitetit dhe ekonomisë joformale ne përgjithësi.

“Jemi për një strategji te qarte ku ligji do te implementohet maksimalisht ne mënyrë identike për te gjithë dhe ne ketë mënyrë duhet që të gjithë të kuptojnë se ne OEK si askush tjetër qe i duan te mirën këtij vendi nuk ehte kundër pagesës se rregullte dhe gjithë përfshirëse te tatimeve dhe obligimeve”, ka theksuar Gerxhaliu.

Kryetari Gërxhaliu vlerësoi sfidat ekonomike për vitin 2011 do te jene shume te mëdha dhe me siguri ATK dhe Doganat do te jene dy shtyllat kryesore qe e bartin këtë barre të realizmit të obligimeve dhe premtimeve të dhëna.

“Jemi këtu qe përmes dialogut te jemi  zëri i biznesit, qe te gjenden forma dhe te krijohet një vizion apo strategji  e mirëfillte te mos përdorim politika ad hoc ne grumbullim, por vërtet te punojmë bashkërisht ne rend te pare ne vetëdijesimin e biznesmenëve se ne këtë mënyrë  mund te kontribuohet për shtet dhe për zhvillim ekonomik”, tha kryetari Gërxhaliu.

Ai theksoi se përmes dialogut duhet te hiqet frika se bizneset janë për tu dënuar apo për tu gjobitur dhe ne fund te fundit grumbullimi apo inkasomi i taksave nga komuniteti i biznesit nuk mund te jete diçka qe nuk do te krijoj efektin  WIN-WIN.

“Çka nënkupton se këto taksa të paguara te kontribuojnë ne zhvillimin dhe avancimin e funksionimit normal te shtetit te Kosovës dhe ne rend te dyte po ashtu  është interaktive apo reciproke qe te krijohet një ambient apo një frymarrje me e lehte për komunitetin e biznesit”, tha kryetari i Odës.

”Po ashtu do te bisedohet dhe dua te besoj qe se shpejti do ta kemi Këshillin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik i cili duhet te formohet së shpejti ne mbledhjen e qeverise. Ky këshill do te jete një instancë e cila do ti adresoj  brengat, do ti gjej rrugët e zhvillimit ekonomik. OEK nuk është që vetëm te kritikon por te ne te  njëjtën kohe te japim dhe alternativa se si duhet situata e krijuara te zgjidhen dhe te ecet përpara” .

Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, Behxhet Haliti shprehu konsideratën më të lartë për përfaqësuesit e komunitetit te biznesit duke pas parasysh rolin dhe rendësin qe kane për përfaqësimin e interesave te komunitetit të biznesit.

“Mendoj se takimet te këtilla si ky i sodit dhe si ne te kaluarën ashtu dhe ne te ardhmen qe planifikojmë me qene me te shpeshta janë te një rëndësie te posaçme, aq me tepër qe tash jemi ne fazën kur është konsoliduar Qeveria dhe planifikohet qe te kalon dhe nje pjese e ndryshim-plotësimeve te legjislacionit tatimor duke pas parasysh te gjitha ato kërkesa si rezultat i ndikimeve te reja dhe rrjedhave te reja ne zhvillimet ekonomike."

"Ne planifikojmë qe gjate gjashte mujorit te pare te këtij viti sa po te jete me funksional edhe legjislatura qe ato ti procedojmë dhe bashkërisht  ti adresojmë ato shqetësime . Për informimin e juaj dhe te tatimpaguesve grupet punuese profesionale te ndihmuar nga asistenca e eksperteve ndërkombëtar veç janë duke punuar qe te adresojmë shume çështje qe kane te bëjnë edhe ne përmirësimin e raportit doing business dhe ne te njëjtën kohe kemi adresuar shume shqetësime te cilat janë përcjell indirekt ngantatimpaguesit apo edhe përmes odave ekonomike tek ne”, tha Haliti

"Ne jemi te vetëdijshëm qe ka ende vend për tu përmirësuar dhe jemi duke punuar ne ketë drejtim. Jemi duke menduar qe gjate vitit 2011 te dizajnojmë forma te reja te deklaratave qe do te zvogëlojnë shpeshtësinë e deklarimit do te thjeshtojnë mënyrën qe tatimpaguesit me lehte te deklarojnë te ofrojmë mundësi qe te bëjnë deklarimin elektronik përmes e-fajlling be mënyrë qe tatimpaguesit te kenë mundësi qe ti realizojnë te gjitha ato siç praktikohet ne administratat moderne, tha drejtori i ATK-së."

“Edhe njëherë dua t’ ju siguroje qe ne si institucione me autorizime te rëndësishme për shtetin dhe për popullatën si ne te tashmen dhe ne te ardhmen jemi duke bere te gjitha përpjekjen qe te zbatojmë ne përpikëri  legjislacioni dhe te realizojmë  misionin e ATK-së”, tha zoti Haliti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)