30 Prill 2024

OECD parasheh rritje prej 4.75 për qind të ekonomisë botërore

Paris, 27 maj - Ekonomia botërore do të shënoje rritje prej 4.75 për qind gjatë këtij viti, si meritë kryesore për këtë gjë do të kenë tregjet, bëri të ditur Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) në projeksionet e rishqyrtuara.

 

Organizata paralajmëroi se kriza e borxheve është kërcënim për Evropën.

Tridhjetë vendet-anëtare të organizatës do të shënojnë rritje prej 2.7 për qind gjatë këtij viti, ndërsa 2.8 për qind vitin e ardhshëm.

Gjatë nëntorit të këtij viti OECD parashikoi rritje prej 2.5 për qind.

Ekonomia e SHBA-ve do të shënojë rritje prej 3.2 për qind, ndërsa eurozona 1.2 për qind gjatë këtij viti, ndërsa vitin e ardhshëm 1.8 për qind.

Në Japoni, Bruto Prodhimi Vendor BPV gjatë vitit 2010 do të rritet për 3 për qind.