02 Maj 2024

OECD: Bota po kërcënohet nga kriza në Eurozonë

Vjenë, 31 tetor - Në një raport të Organizatës për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, (OECD), të publikuar katër ditë para takimit të udhëheqësve të G20, parashikohet një ngadalësim i ndjeshëm i ekonomisë së Eurozonës në muajt e parë të vitit 2012.

Sipas raportit, ekonomitë e zhvilluara në Eurozonë janë duke hyrë në një fazë të ngadalësimit me ritëm të shpejtë të aktivitetit ekonomik, madje një pjesë e vendeve të bllokut me 17 anëtarë do kalojnë në recesion.

Në këta raport OECD-së parashikon që Prodhimi i Brendshëm Bruto në Eurozonë, për vitin 2012 të rritet me vetëm 0.3 për qind dhe kjo është një vlerë shumë më e vogël nga parashikimi për rritje 2 për qind që u bë në raportin e muajit maj.

Organizata ka reduktuar në masë të madhe edhe parashikimin për Prodhimin e Brendshëm Bruto në Shtetet e Bashkuara.

Sipas saj, ekonomia e parë e botës do të rritet me vetëm 1.8 për qind në vitin e ardhshëm, kundrejt parashikimit për rritje 3.1 për qind të bërë në raportin e muajit Maj.

“Një përkeqësim në kushtet financiare me madhësinë e vërejtura gjatë krizës globale të viteve 2007-2009 mund të çojë në rënie deri me 5 për qind deri në gjysmën e dytë të vitit 2013 për ekonomitë kryesore të OECD-së”, thotë organizata me qendër në Paris. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)