01 Maj 2024

OEAK përkrah planin e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës

Prishtinë, 3 maj - Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë (OEAK) i ka dhënë përkrahje të fuqishme planit të Zhvillimit ekonomik të Kosovës i cili pritet të miratohet shumë shpejt nga Qeveria.

Në takimin e Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Besim Beqaj me Bordin e OEAK i është dhënë përkrahje e fortë prioriteteve të zhvillimit ekonomik të hartuara dhe aprovuara nga Qeveria e Kosovës.

“Ne i përkrahim dhe jemi të bindur se prioriteti i parë dhe i vetëm për Qeverinë e Kosovës është zhvillimi ekonomik. Siç e biseduam edhe sot gjatë takimit rreziku potencial mund të jetë që qeveritë e nivelit lokal mund të shtyjnë zhvillimin e bizneseve ndoshta në një drejtim  pak më të gabuar”, tha me këtë rast kryetari i Bordit të OEAK, Chris Hall. 

Ndërsa, Ministri Beqaj  para pjesëmarrësve në takim ka shfletuar prioritetet, të cilat i ka vendosur Qeveria për zhvillim ekonomik dhe  u ka ofruar të gjitha informatat se si është ardhur deri të ky program.

“I paralajmërova gjithashtu që shumë shpejt do ta kemi planin e veprimit i cili do të aplikohet në Qeveri dhe i cili pastaj do të vazhdon për t’u diskutuar edhe me pjesën tjetër të shoqërisë civile, me grupe të partive politike, por edhe me komisionet parlamentare të cilat janë  të ngarkuara me këtë proces."

"Unë pata kënaqësi që të marr një përkrahje të jashtëzakonshme nga përfaqësuesit e Odes Ekonomike Amerikane në Kosovë për programin, për prioritetet dhe për diskutimet e vazhdueshme që do t’i kemi në vijim. I informova edhe për procesin e privatizimit të aseteve publike dhe transformimin e aseteve sepse konsiderohet se  ekonomia e tregut është një ekonomi e cila kërkon gjithsesi për të definuar titullarët e vërtetë të pronës”, tha me këtë rast ministri i zhvillimit ekonomik Besim Beqaj.

Ministri Beqaj theksoi se gjatë takimit me të drejtë është ngritur çështja e bashkëpunim më të mirë me komunat në mënyrë që nisma e Qeverisë për eleminimin dhe reduktimin e barrierave  për të bërë biznes të mos mbetet vetëm në nivel qëndor  por të vazhdon edhe në nivel lokal.

“Prandaj shqetësimet të cilat ne i ngritëm do t’u kushtojmë përkujdesje të veçantë dhe do të diskutojmë edhe me Asociacionin e komunave, por edhe me komunat veç e veç që kjo nismë të cilën e kemi filluar për t’i eliminuar këto barriera të vazhdon në mënyrë që biznesi të ketë hapësirë optimale për funksionuar ”, tha ministri Beqaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)