28 Prill 2024

Oda e Speciale, problem për Kosovën

Prishtinë, 27 prill - Instituti për Studime të Avancuara GAP ka organizuar të mërkurë debat për procesin e privatizimit, me theks të veçantë konfuzionin ligjor që po e përcjell këtë proces.

Në këtë konferencë, u prezantua analiza me titull “Konflikti ligjor lidhur me privatizimin e ndërmarrjeve shoqërore: Ndryshimi i Ligjit për Dhomën e Veçantë të Gjykatës Supreme, Ligjit për AKP dhe ligjet relevante”.

Zëvendësdrejtoresha e Agjencisë Kosovare të privatizimit (AKP) Mrika Tahiri, e sheh si problem Odën e Veçantë dhe kërkon tejkalim të shpejtë të kësaj situate konfuze.

“Një ndër problemet kryesore në privatizim është mos njohja e AKP-së nga ana e Odës së Veçantë të Gjykatës Supreme, gjithashtu këtu kemi të bëjm me afate e stërzgjatura të cilat me rregullore të UNMIK-ut që ka të bëj me riorganizimin e një ndërmarrje shoqërore dhe procesin e  likuidimit”, ka theksuar ajo. Ajo ka bërë të ditur se kanë kërkuar një sqarim nga gjykata kushtetuese për dualizmin mes odës dhe AKP-së.

Kurse eksperti ligjor Haxhi Gashi, ka thënë Kosova ka nevojë për një sistem unik juridik. “Në këtë aspekt, konsideroj se rregulloret e UNMIK-ut duhet të ndryshohen me ligjet e Republikës së Kosovës, si dhe organet gjyqësore duhet t’i zbatojnë ligjet e Republikës së Kosovës. Kemi konstatuar se ka dualizëm dhe konflikt ligjor, i cili duhet të ndryshohet”, është shprehur Gashi.

Ndërkaq anëtarja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Sala Shala, nuk shprehet shumë optimiste se ligjet do të miratohen shpejt.

“Droja ime është se dihet se Komisionet Parlamentare e kanë një përbërje të përfaqësimit të grupeve parlamentare politike dhe nuk jam shumë optimiste se do ta zhvillojmë një dinamikë të duhur të ecjes së këtyre projekt-ligjeve për shkak të pozicionimeve ose ngurtësisë politike që e kanë deputetët e caktuar në Komision, në këtë rast nga radhët e opozitës”, ka pohuar Shala.

Nga diskutimet, u nxor përfundimi se ndryshimi i bazës ligjore dhe nxjerrja e ligjeve të reja për privatizimin është çështje urgjente dhe duhet të ndodh sa më parë, mirëpo ky proces duhet të jetë i hapur dhe jo në procedurë të përshpejtuar sikurse ka ndodhur më Ligjet e Pakos së Ahtisaarit, pjesë e së cilave ishte edhe Ligji për Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)