03 Maj 2024

OBD monitoron nga afër progresin e Doganave të Kosovës

Prishtinë, 27 prill - Ministri Murati ka pritur sot në takim Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Botërore të Doganave (OBD), Kunio Mikuriya.

Përgjatë takimit u diskutua lidhur me bashkëpunimin tregtar, zhvillimin e kapaciteteve të Doganave të Kosovës, si dhe mbështetjen që OBD mund të ofroj për Kosovën.

Ministri Murati e njoftoi Sekretarin Mikuriya me të arriturat e Doganave të Kosovën në vitet e fundit, duke vënë theks në inkasimin e të hyrave, luftën kundër kontrabandës, si dhe rritjen dhe diversifikimin e eksportit nga Republika e Kosovës.

Po ashtu, Ministri përmendi edhe ndryshimet dhe reformat aktuale në Dogana, të cilat bazohen në praktikat më të mira të Bashkimit Evropian dhe OBD-së.

Sekretari Mikuriya tha se OBD po monitoron nga afër progresin e Doganave të Kosovës, specifikisht rritjen e bazës fiskale, rritjen e konkurueshmërisë, si dhe dixhitalizim e shërbimeve.

Gjithashtu, Sekretari shprehu gatishmërinë e OBD-së për të mbeshtetur Kosovën në zhvillimin e kapaciteteve dhe rritjen e partneritetit të Doganave të Kosovës me ato të vendeve të tjera.

OBD zhvillon standardet ndërkombëtare, nxit bashkëpunimin dhe ndërton kapacitete për të lehtësuar tregtinë legjitime, për të siguruar një arkëtimin e drejtë të të ardhurave, duke ofruar udhëheqje, udhëzime dhe mbështetje për administratat doganore.

Kjo është hera e pare që një përfaqësues i OBD-së viziton Kosovën, që nga anëtarësimi i Kosovës në OBD në vitin 2017.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)