29 Prill 2024

Obama: Urgjentisht duhet marrëveshja për borxhin

Washington, 30 korrik - Presidenti amerikan Barak Obama thotë se është e domosdoshme që demokratët dhe republikanët në kongres të arrijnë urgjentisht një marrëveshje për ngritjen e tavanit të borxhit dhe shkurtimin e shpenzimeve.

Obama tha se të dyja palët nuk po merren dot vesht për shkurtimin e shpenzimeve dhe mbi procesin për reformimin e taskaveve dhe shkurtimin e programeve sociale.

Presidenti tha se Kryetari i demokratëve në Senat ka propozuar një plan që mund të jetë bazë për kompromis dhe shtoi se Kryetari i republikanëve ka ofruar ide të vlefshme, por i kritikoi republikanët në Dhomën e Përfaqësuesve për vazhdimin e punës mbi një propozim për të cilin ai tha se nuk mund të bëhet ligj.

Udhëheqësit republikanë në Dhomën e Përfaqësuesve të Kongresit amerikan do të përpiqen të hedhin në votë sot planin e tyre për tavanin e borxhit të Shteteve të Bashkuara dhe shkurtimin e shpenzimeve, pasi u detyruan ta shtyjnë votimin për shkak të kundërshtimeve brenda partisë së tyre.

Dhoma e përfaqësuesve e kryesuar nga republikanët do të votonte dje mbi një plan të hartuar nga kryetari Xhon Bejnër, i cili do ta rriste tavanin e borxhit prej 14,3 trilion dollarësh në këmbim të 900 miliard dollarëve shkurtimesh të shpenzimeve gjatë 10 vjetëve të ardhshme.

Shtetet e Bashkuara nuk do të kenë para për të paguar huatë nëse tavani i borxhit nuk ngrihet deri me 2 gusht. 

Por një pjesë e madhe e republikanëve, përfshi ata të lëvizjes ultra-konservatore Tea Party, e kundërshtuan planin e zotit Bejnër, duke thënë se plani nuk shkurtonte shpenzimet qeveritare sa duhej.

Demokratët në dhomën e përfaqësuesve dhe në senat e kundërshtojnë planin, sepse ai kërkon një votim të dytë më vonë këtë vit për ta rritur edhe më shumë tavanin e borxhit në këmbim të shkurtimeve edhe më të mëdha. Presidenti Barak Obama ka kërcënuar se do t’i vërë veton masës nëse miratohet nga kongresi.

Kreu i demokratëve në senat, Heri Rid ka propozuar një plan tjetër për të cilin thotë se do t’i shkurtonte shpenzimet me 2,5 trilion dollarë, duke zgjatur tavanin e borxhit deri në fund të vitit 2012.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)