29 Prill 2024

Obama paraqet një paketë shpetimi prej 450 miliardë dollarë

Washington, 9 shtator - Presidenti amerikan Barack Obama do të nxjerrë ekonominë amerikane nga rënia me anë të një pakete koniunkturore ambicioze dhe të rigjallërojë tregun e punës.

 Thelbi i paketës 450 miliardë dollarëshe, të cilën Obama e paraqiti me një fjalim të pritur me interes para dy dhomave të Kongresit në Washington, janë ulje të gjera të kontributeve sociale dhe lehtësira fiskale për të ardhurat e vogla dhe të mesme.

Sipërmarrjet do të shtyhen drejt krijimit të vendeve të reja të punës me anë të stimujve fiskalë, do të investohet në sistemin arsimor dhe infrastruktura do të modernizohet dhe përmirësohet.

Pagesat e ndihmës për të papunët do të zgjaten. Programi do të financohet nëpërmjet kursimeve në zëra të tjerë.

Deficiti shtetëror amerikan, edhe aktualisht gjigant, nuk do të zmadhohet më tej në planin afatgjatë, siguroi Obama.

Ai e shtyu Kongresin drejt një miratimi të menjëhershëm të programit koniunkturor.

Përballë krizës kombëtare, para së cilës gjendet SHBA-ja, republikanëve dhe demokratëve u kërkohet të përmbushin përgjegjësinë e tyre, vijoi presidenti.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)