28 Prill 2024

Obama nëshkruan ligjn për lehtësimet fiskale

Washington, 18 dhjetor - Presidenti amerikan Barack Obama, ka nënshkruar një ligj i cili parashikon vazhdimin e lehtësimeve fiskale për 858 miliardë dollarë.

Projektligji ishte negociuar më parë edhe me republikanët në opozitë. Para se ta nënshkruante ligjin Obama u shpreh se paketa parashikon lehtësime fiskale kryesisht për shtresën e mesme të popullsisë.

"Ligji që unë jam gati ta nënshkruajë është një fitore e rëndësishme për familjet e shtresës së mesme në të gjithë vendin. Ato janë të goditura nga kriza. Ata janë ata që kanë nevojë për ndihmë tani, dhe kjo është në thelb të këtij projektligji", tha Obama. 

Më parë ligji ishte miratuar nga senati amerikan edhe dhoma e përfaqësuesve. 277 deputetë votuan në kongres pro ligjit, kundër votuan 148. Fillimisht lehtësimet për të ardhurat mbi 250 000 dollarë do të përfundonin në fund të vitit.

Si kompensim republikanët hoqën dorë nga rezistenca kundër zgjatjes me 13 muaj të përfitimit të asistencës së papunësisë. Pas humbjes së hidhur të demokratëve të tij Obama është i detyruar të bëjë kompromis me republikanët.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)