25 Prill 2024

Obama kërkon bashkëpunim global për rritjen ekonomike

Seul, 11 nëntor - Presidenti amerikan, Barak Obama, pranoi së bashku me liderët e tjerë botërorë, të lënë mënjanë diferencat dhe të punojnë së bashku për rimëkëmbjen ekonomike.

Në samitin e G-20-ës që po mbahet në Korenë e Jugut, Obama theksoi se SHBA-ja do të luajë pjesën e saj për të krijuar vende të lira pune dhe për të luftuar pabarazitë. Por në një deklaratë para takimit në Seul, ai theksoi se i vetëm nuk do ia arrinte qëllimit.

Komentet e Obamës do të shikohen si një përpjekje për të shuar dyshimet se Samiti i Seulit do të karakterizohej nga SHBA-ja dhe Kina, lidhur me të ashtuquajturën “luftë monedhash” dhe luhatjet e tregtisë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)