14 Maj 2024

Obama do të ulë në 28 për qind normën e taksimit të korporatave

Washington, 23 shkurt - Presidenti amerikan Barak Obama synon të ulë nga 35 në 28 për qind normën e taksimit të korporatave.

Ndërkohë presidenti synon gjithashtu të eliminojë dhjetëra shkurtime taksash që gëzojnë kompanitë amerikane.

Sekretari amerikan i Thesarit Timothy Geithner parashtroi sot propozimin, dy ditë para se kandidati republikan në zgjedhje dhe njëkohësisht investitor i fuqishëm, Mitt Romney, të paraqesë propozimin e tij për skemën e taksave.

Zyrtarët qeveritarë thonë se plani do të ulte taksën për kompanitë e prodhimit industrial nga 32 për qind që është aktualisht në 25 për qind. Por propozimi do të rriste taksat për kompanitë e naftës dhe gazit.

Gjithashtu, në bazë të propozimit, për herë të parë kompanive amerikane me seli jashtë vendit do t’u kërkohej të paguanin një taksë minimale për fitimet e tyre në vend të huaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)