02 Maj 2024

Numër rekord milionerësh në Bullgari

Sofje, 20 shkurt - Bullgaria ndoshta do të thyejë rekordet e Rusisë për nga rritja e shpejtë e njerëzve të pasuruar.

Të dhënat e Agjencisë kombëtare të të ardhurave tregojnë se gjatë vitit 2008 bullgarët e pasur, që kanë regjistruar të ardhura zyrtare mbi një milion leva, ishin 87 veta.

Gjatë vitit të krizës më të rëndë – 2009, numri i tyre u pakësua tri herë dhe ishte 28 veta.

Por gjatë vitit 2010 mund të lavdërohemi me një rritje rekorde të numrit të njerëzve të pasur në Bullgari, të cilat sipas shërbimeve tatimore deri tani janë 1673 veta.

Kështu për një vit numri i bullgarëve të pasur është rritur 60 herë!

“Ky pa dyshim është një lajm i mirë", thotë Rosen Bëçvarov, shef i drejtorisë “Komunikime” në Agjencinë kombëtare të të ardhurave në një intervistë për Radio Bullgarinë.

Njerëzit e pasur janë motori i ekonomisë dhe fakti se një njeri është i pasur nuk është mëkat.

Nga ana tjetër interesi i Agjencisë kombëtare të të ardhurave është që secili, pavarësisht nëse është i pasur ose i varfër, të paguajë tatime mbi fitimet e plota.”

Cilat janë burimet e të ardhurave të bullgarëve të pasur?

Sipas Rosen Bëçvarovit, spektri është i gjerë, nuk ka ndonjë profesion, sektor ose moshë të caktuar që mund ta quajmë “grupi i milionerëve”.

Në Bullgari nuk ka një “minierë ari”, e cila të gjenerojë miliona, por ka vende, ku pasuria është me një përqendrim të madh.

Medaljen e artë për “fole të milionerëve” e fiton Sofja, medalja e argjendtë shkon te Stara Zagora, bronzi në Plovdiv.

Të ardhurat e milionerëve të regjistruar zyrtarisht gjatë vitit 2010 janë më tepër nga marrëveshje për menaxhim dhe kontroll, konsultime, të ardhura nga renta etj.

Paradoksi është se rritja e numrit të njerëzve të pasur tek ne gjatë vitit të fundit i detyrohet krizës. Për shkak të kolapsit të tregut dhe detyrimeve ndaj bankave, shumë kompani u detyruan të shesin biznesin e vet ose një pjesë prej tij.

Kjo ndodhi me njërin prej bullgarëve më të pasur, i cili gjatë vitit të kaluar shiti disa nga ndërmarrjet e tij. Paratë nga shitjet deklarohen si të ardhura.

Çfarë është versioni zyrtar për numrin rekord të milionerëve?

Ka disa versione. Një prej tyre është se disa persona fizike kanë shitur pjesa prej ndërmarrjeve të veta tregtare. Ky version është logjik, por nuk mund të shpjegojë tërë efektin.

"Një shpjegim më logjik është se njerëzit në Bullgari bëhen më të disiplinuar", përgjithëson shkaqet për rritjen e milionerëve Bëçvarov. 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)