01 Nëntor 2024

Njerëzit e pasur në botë kanë fshehur pasuritë prej 21 trilionë dollarë

New York, 23 korrik - Një raport mbi transparencën, i publikuar të dielën, vë në pah se njerëzit më të pasur në botë kanë fshehur pasuritë prej 21 trilionë dollarësh-vlerë ekuivalente me GDP-në e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Japonisë, në streha të ndryshme tatimore.

 Raporti, i përpiluar nga grupi Tax Justice Network, nxorri të dhënat nga një gamë e gjerë burimesh duke u nisur nga Banka për Rregullime Ndërkombëtare e deri të Fondi Monetar Ndërkombëtar.

 Autori i raportit, James Henry, tha se të dhënat përbëjnë një vlerësim konservativ.

 Por, eksperti për taksa dhe këshilltari i qeverisë britanike, Jon Waiting, vuri dyshimet mbi të dhënat e publikuara në raport.

 Organizata The Tax Justice Network angazhohet në mbështetje të transparencës në taksa dhe kundër strehave tatimore.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)