11 Maj 2024

Një shqiptar për 40 vite harxhon sa vlera e një shtëpie

Tiranë, 16 mars - Një shqiptar në 40 vite jetë si duhanpirës cigarja i kushton sa vlera e një shtëpie mbi mesataren.

Shifra të frikshme janë evidentuar në raportin e Institutit të Shëndeti Publik ku renditemi si një nga popullsitë që harxhojmë më shumë para për duhanin.

Me një përllogaritje ekspertët kanë nxjerrë si konkluzion se ky ves i shqiptarëve në 40 vjet u kushton plot 87 milion lekë.

Të dhënat janë vërtet interesante por shqetësuese pasi edhe ai që konsumon më pak duhan në një muaj harxhon të paktën 31 mije lekë.

Po sipas këtij raport, një person që konsumon rreth 3 paketa në ditë, në vit i duhet të paguaj mbi 2 milionë lekë vetëm për duanin.

Të dhënat tregojnë se për 10 vjet, një duhanpirës që konumon vetëm gjysmën e paketës harxhon 3 milion e 62 mijë lekë, ndërsa ai që pi regullisht duhan dhe konsumon rreth 3 paketa në ditë paguan nga xhepi 21 milionë e 96 mijë lekë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)