27 Prill 2024

Një magnat turk blen ishujt greke

Stamboll, 8 korrik - Biznesmeni turk Fikret Inan është në negociata me brokerë për blerjen e ishujve grekë Lihnare, Kalconis, Mikri Amorgos, Nusika dhe Vuvalo, sipërfaqja e së cilave është midis dhjetë mijë dhe dy milionë metra katrorë, thekson gazeta athinase “Avriani”.

Sipas gazetës, Inan, i cili është përfaqësues i kompanisë ndërtimore, paralajmëroi se në gjashtë ishujt grekë planifikon të ndërtojë komplekse të hoteleve dhe të vendos lidhje me feribotë deri në bregun turk.

“Avrian” thekson se para ca kohësh Inan për 35 milionë dollarë ka blerë një ishull me sipërfaqe prej 400.000 metra katrorë në afërsi të qytetit turk Izmir, në të cilin planifikon të ndërtojë kompleks luksoz prej hoteleve dhe vilave.

Biznesmeni turk vlerëson se për blerjen e ishujve grekë do t’i duhen midis tre dhe 20 milionë euro, pas së cilës është i gatshëm të investojë edhe rreth 80 milionë euro për ndërtimin e komplekseve hotelerike. Krahas kësaj ai planifikon të hap edhe filial të kompanisë së tij ndërtimore në Greqi.

Inan vlerëson se nuk përjashtohet që veprimi i tij të shkaktojë ndikime negative në Greqi, por megjithatë shpreson se do të ballafaqohet me pritje pozitive nga ana e autoriteteve në Athinë.

Ai vlerëson se nëse shembullin e tij e ndjekin edhe biznesmenët e tjerë turq dhe fillojnë të blejnë ishuj në Detin Egje, Turqia do të sigurojë qasje më të lehtë deri në Evropë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)