13 Maj 2024

Një delegacion i FMN-së po qëndron në Kosovë

Prishtinë, 21 shkurt - Në Kosovë ka arritur sot për vizitë një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar, ku pritet të qëndrojë në vendin tonë deri më 5 mars  për të bërë vlerësimin përfundimtar të marrëveshjes për monitorim nga stafi, të arritur me Qeverinë e Kosovës në qershor të vitit të kaluar.

Ministria e Financave pret vlerësime pozitive nga ky mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar për marrëveshjen e monitoruar nga stafi si dhe sa i përket qëndrueshmërisë fiskale, pasi që edhe vlerësimi i cili është kryer gjatë nëntorit të vitit të kaluar ka qenë pozitivë, ku në këtë  mënyrë do të hapet edhe mundësia për arritjen e marrëveshjes për programin e ri “Stand By”  dhe për përfitimin e fondeve nga FMN.

Zyrtarë të Ministrisë së Financave shpresojnë se këto bisedime do t’i hapin rrugë Kosovës, për arritjen e programit të ri, “Stand By” me këtë mision.
 
Marrëveshja 18 mujore e quajtur “Stand By Arrangement” (SBA), e arritur në mes ekzekutivit të Kosovës dhe FMN-së, e cila ishte miratuar nga Bordi Ekzekutiv i FMN-së në korrik të vitit 2010, ishte ndërprerë më 2011.

Rikthimi në programin Stand By do të ndihmojë krijimin e një mekanizmi përcjellës të menaxhimit fiskal, i cili do të rishikojë ndihmën financiare nga ana e FMN-së gjatë këtij viti dhe do të lehtësojë vazhdimin e donacioneve

Nëse vlerësimi i delegacionit të FMN-se është pozitiv, atëherë do Qeverisë së Kosovë t’i mundësohet vjelja e ndihmës prej prej 92 milionë eurosh të cilë ekzekutivi ka planifikuar dhe ka projektuar në buxhetin e këtij viti.

Delegacioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar, do të qëndrojë në Kosovë nga sot e deri më 5 mars.
 
Gjatë kësaj kohe misioni i Fondit Monetar Ndërkombëtar do të takohet me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe përfaqësues të organizatave buxhetore .

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)