27 Prill 2024

Niveli i kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse shënoi rënie

Prishtinë, 19 mars - Faktet kryesore të Raportit mbi Paralajmërimin e Hershëm të publikuar sot nga UNDP Kosovë tregojn se niveli i kënaqshmërisë me institucionet qeverisëse të Kosovës ka shënuar rënie të përgjithshme në krahasim me periudhën e raportimit në shtatorit 2009. Rezultatet e hulumtimit të janarit 2010 tregojnë se afro 36% e të intervistuarve ishin të kënaqur me punën e Qeverisë së Kosovës, një rënie prej rreth 20% nga shtatori 2009.

Ky raport i paralajmërimit të hershmëm publikohet çdo tre muaj dhe ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve vendore për parashikimin e krizave dhe ndërtimin e politikave parandaluese.

Raporti vë në pah ndryshime të dukshme në përcepcionet e njerëzve ndaj institucioneve, ekonomisë dhe sigurisë në Kosovë. Te dhënat e raportit bazohen mbi anketën e bërë në fund të muajit janar dhe fillim të muajit shkurt 2010. Ky raport publikohet në mënyrë periodike dhe është fryt i bashkëfinancimit ndërmjet USAID dhe UNDP. Anketa është bazuar në intervista sy më sy me 1,294 të anketuar.

Në janar 2010, sipas raportit niveli i kënaqshmërisë me PSSP-në edhe një herë ka arritur nivelin më të ulët e të gjitha kohërave prej vetëm 18% të raportuar në korrik 2008. Niveli i kënaqshmërisë me PSSP-në ka rënë për 8% nga shtatori 2009.

Kënaqshmëria me punën e KFOR-it dhe Policisë së Kosovës (PK) janë të vetmet që kanë shënuar ndryshime pozitive nga shtatori 2009. Rreth 78% (përkundrejt 72% në shator 2009) e të intervistuarve janë të kënaqur me punën e KFOR-it. Ngjashëm,
rreth 76% (përkundrejt 71% në shtator 2009) e të intervistuarve janë të kënaqur me punën e Policisë së Kosovës. Kënaqshmëria me punën e Kuvendit të Kosovës ka rënë për rreth 13 për qind që nga shtatori 2009, e tani qëndron në 33%.
Përveç kësaj, kënaqshmëria me punën e UNMIK-ut gjithashtu ka rënë, duke arritur nivelin më të ultë e të gjitha kohërave me vetëm 12% në janar 2010.

Trendi në rënie i kënaqshmërisë me punën e EULEX-it ka vazhduar në periudhën tetor-dhjetori 2009. Siç u regjistrua në anketën e janarit 2010, rreth 30% e të intervistuarve janë të kënaqur me punën e EULEX-it përkundrejt 40% në shtator 2009.

Gjykatat e Kosovës sipas raportit vazhdojnë të jenë institucionet me të cilat njerëzit janë më së paku të kënaqur. Rritja premtuese prej 12% në kënaqshmërisë në mes të prillit dhe qershorit 2009 nuk vazhdoi. Kjo anketë regjistroi 10% rënie në krahasim me shtatorin e vitit 2009, me vetëm 15% e të intervistuarve, që shënon nivelin më të ulët të regjistruar e të gjitha kohërave nga të intervistuarit që janë të kënaqur me punën e gjykatave.

Rritja e kënaqshmërisë me punën e Presidentit dhe Kryeministrit, e regjistruar në mes të prillit dhe qershorit 2009 nuk vazhdoi. Në anën tjetër, kënaqshmëria ndaj të dyve ka rënë paksa në mes të shtatorit 2009 dhe janarit 2010. Kënaqshmëria ndaj Presidentit ka rënë për 3% dhe tani qëndron në 58% kurse ndaj Kryeministrit ka rënë për 10% dhe tani qëndron në 42%.

Kur niveli i kënaqshmërisë me Qeverinë e Kosovës analizohet për nga gjinia, rezultatet treguan se meshkujt janë më të pakënaqur (66%) sesa gratë (59%). Përveç kësaj, rreth 6% e grave dhe 5% e burrave nuk kishin mendim në lidhje me këtë çështje. (Ilustrimi 2a)
Sa i përket Policisë së Kosovës (PK), niveli i kënaqshmërisë dhe pakënaqshmërisë në mes të meshkujve dhe femrave është pak a shumë i njëjtë. Kurse më shumë gra (8%) sesa burra (5%) nuk treguan kurrfarë mendimi në lidhje me këtë çështje.

Në krahasim me anketën e shtatorit 2009, kjo anketë tregon rritje prej 8% në pesimizmin politik e të intervistuarve, tani duke qëndruar në 41%. Është shënuar rënie prej 6% në vullnetin e të anketuarve që të protestojnë për arsye politike, tani duke qëndruar në 46%. Vullneti i të anketuarve të protestojnë për arsye ekonomike ka rënë për 3%, tani duke qëndruar në 63%, kurse është shënuar edhe një rritje prej 4% në treguesin e pesimizmit ekonomik që nga shtatori i vitit 2009, tani duke qëndruar në 61% (Ilustrimi 3).

Kur analizohet për nga gjinia, rezultatet tregojnë se meshkujt janë më pesimist në aspektin politik (48% përkundrejt 44%) dhe në aspektin ekonomik (65% përkundrejt 59%) sesa gratë.

Ekonomia

Sa i përket ndryshimeve në gjendjen e punësimit të cilitdo familjar të të anketuarve brenda gjashtë muajve të fundit, vetëm rreth 14% e familjeve shqiptare (në krahasim me 8% në shtator 2009), rreth 11% e serbëve (në krahasim me 8% në shtator 2009) raportuan se disa anëtarë të familjes së tyre ishin punësuar në gjashtë muajt e fundit. Megjithatë, në kuptim të treguesit nëse ndonjë familjar në gjashtë muajt e fundit ka “humbur punën”, për shqiptarët dhe serbët kishte rënie prej 3% ku ilustrimet tani qëndrojnë në 5% dhe 6% respektivisht që nga janari 2010.


Që nga maji i vitit 2008, gjithmonë e më shumë persona vënë përgjegjësinë për gjendjen ekonomike në Kosovë mbi Qeverinë e Kosovës, e më pak prej tyre vënë këtë përgjegjësi mbi UNMIK-un. Kurse rezultatet e anketës së qershorit të vitit 2009 treguan stagnim në këtë trend. Sipas anketës së janarit të vitit 2010, 92% e të intervistuarve mbajnë Qeverinë e Kosovës përgjegjëse për gjendjen ekonomike përkundrejt vetëm 6% që atribuojnë këtë përgjegjësi te UNMIK-u.

Po aq e rëndësishme është se rreth 20% e të intervistuarve që përcaktojnë këtë përgjegjësi te EULEX-i ka rënë dukshëm prej 10% që nga shtatori i vitit 2009. Është interesante të vërehet se kjo anketë regjistroi rënien e parë në përqindjen e të intervistuarve që përcaktojnë përgjegjësinë politike te EULEX-i që nga maji i vitit 2008.


Kriza globale ekonomike dhe Kosova

Sikurse në qershor dhe shtator 2009, shumica e të anketuarve, pa marrë parasysh kombësinë, mendojnë se kriza globale ekonomike është duke ndikuar në Kosovë. Pa marrë parasysh kombësinë, më shumë të anketuar ndihen gjithmonë ose zakonisht të brengosur dhe të shqetësuar. Vetëm rreth 17% e shqiptarëve, 20% e serbëve dhe 26% e pakicave tjera thanë se nuk ndihen të shqetësuar as të brengosur. Sipas anketës së shtatorit 2009 këto shifra ishin 11%, 8% dhe 7% respektivisht, që tregon më shumë ndryshime pozitive, ku më pak njerëz në përgjithësi ndihen të shqetësuar ose të brengosur.

Që nga prilli 2009, arsyet ekonomike paraqesin bazën për ndjenjën e brengosjes ose shqetësimit në mesin e të anketuarve shqiptarë dhe të pakicave tjera. Kjo vërtetohet edhe nga anketa e tashme. Brengat e sigurisë që lidhen me arsyet ekonomike tani paraqesin arsyen kryesore për ndjenjën e brengosjes ose shqetësimit në mesin e të anketuarve serbë (me 31%).

Ngjashëm me anketat e tetorit 2008, prillit, qershorit dhe  shtatorit 2009, rezultatet e janarit 2010 tregojnë se papunësia (47%) dhe varfëria (25%) janë dy problemet kryesore me të cilat përballet Kosova. Korrupsioni (7%) dhe furnizimi me rrymë elektrike (5%) janë brengat që pasojnë dy të parat. Besimi i personave në lidhje me problemet kryesore të Kosovës nuk tregon dallime të rëndësishme sipas gjinisë.

Kurse në kuptim të ndikimit personal në jetën e vet, rezultatet e anketës së tashme tregojnë se nuk ka dallime të mëdha në mes të burrave dhe grave. Rreth 40% e të dy grupeve ndjejnë se ndikojnë në jetën e tyre në masë të caktuar

Korrupsioni

Në pyetjen nëse janë përballë me ndonjë gjendje në të cilën zyrtarët publik kanë kushtëzuar kryerjen e shërbimeve të tyre duke kërkuar ryshfet, dhuratë ose favore tjera, rreth 7% e të anketuarve shqiptarë (6% në shtator 2009), 19% e të anketuarve serbë (20% në shtator 2009), dhe 3% e të anketuarve nga pakicat tjera (7% në shtator 2009) u përgjigjën pozitivisht. Kjo anketë nuk tregon ndryshime substanciale në mesin e të gjitha kombësive në numrin e të intervistuarve që janë përballë me situatën ku zyrtarët publik kushtëzojnë kryerjen e shërbimeve të tyre duke kërkuar ryshfet, dhuratë ose favore tjera.

Sikurse te pesë anketat paraprake, kjo anketë tregon se KEK-u vazhdon që të prijë listën e institucioneve të Kosovës ku perceptohet se ka korrupsion “të shkallës së lartë”. Gjykatat, APK-ja (tani Agjencia për Privatizim e Kosovës), administrata qendrore, dhe doganat radhiten respektivisht e dyta, treta, katërta dhe e pesta, në listën e institucioneve të Kosovës që perceptohen se kanë korrupsion “të shkallës së lartë".

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)