03 Maj 2024

Nis rrethrrotullimi në qendër të Mitrovicës

Prishtinë, 21 prill - Me qëllim të lehtësimit të qarkullimit për automjete dhe këmbësorë, Komuna e Mitrovicës, përkatësisht Drejtoria për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, ka nisur realizimin e një projekti për ndërtimin e një rrethrrotullimi të ridisajnuar në qendër të qytetit. Rrethrrotullimi që ka qenë më herët është vlerësuar si jo funksional, andaj është marrë vendimi për realizimin e një projekti të ri.

Drejtori i Drejtorisë për Infrastrukturë dhe Shërbime Publike, Rasim Veseli tha se duke pasur parasysh ngarkesën e madhe në komunikacion në qendër të qytetit, është vlerësuar si shumë me rëndësi gjetja e një zgjidhjeje. “Rrethrrotullimi që ka qenë aty nuk i ka plotësuar nevojat e trafikut që zhvillohet në qendër të qytetit, andaj ka qenë e domosdoshme ndërhyrja për të realizuar një projekt të përshtatshëm për atë vend”.

Ai theksoi se para se të përgatitet projekti, është analizuar në detaje ngarkesa në trafik. “Disa ditë me radhë janë numëruar automjetet që kanë qarkulluar nëpër rrethrrotullim. Gjithashtu është nxjerrë edhe koha, periudha gjatë ditës kur ka ngarkesë më të madhe dhe të gjitha këto për të  nxjerrë një projekt sa më të përshtatshëm”.

Drejtori Veseli sqaroi se në bazë të projektit të ri rrethrrotullimi nuk do të jetë më i ngritur sesa sipërfaqja e rrugës, me qëllim që të evitohen aksidentet e mundshme siç kanë ndodhur më parë në rrethin që ka qenë. Parashihet që shiritat rrugorë që hyjnë në rrethrrotullim dhe shiritat tjerë të ndahen me oaza gjelbërimi, meqë më parë krijohej tollovi në mungesë të një ndarjeje të tillë.

Ai tha se ky projekt është duke u realizuar nga firma “Eurondërtimi”, ndërsa vlera e investimit është 195 mijë euro, që janë siguruar nga buxheti komunal.           

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)