17 Maj 2024

Nis objekti për Agjencinë për e Parkut të Biznesit

Mitrovicë, 5 korrik - Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Avni Kastrati, zëvendëskryeministri, Slobodan Petroviq dhe zëvendësshefi  për operacione i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Melvin Asin, kanë vënë të enjten gurthemelin për objektin e Agjencisë për Menaxhim dhe Administrim të Parkut të Biznesit në Mitrovicë.

Ky projekt që financohet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe implementohet nga Komuna e Mitrovicës në partneritet me Prishtina REA, u vlerësua shumë me rëndësi për të ardhmen e ekonomisë mitrovicase.

Kryetari i komunës, Avni Kastrati, tha se fokusi i këtij projekti do të jetë në bizneset e rajonit të Mitrovicës, që do të vendosen në Parkun e Biznesit,  mandej punëkërkuesit,  investitorët potencial si dhe partnerët tjerë.

“Rezultatet të cilat Komuna e Mitrovicës synon të arrij përmes këtij projekti janë të shumta si: Mobilizimi dhe valorizimi i bizneseve në Parkun e Biznesit, promovimi i zingjirit të vlerave të shtuara biznesore për tërheqjen e investimeve, ofrimin e grandeve për bizneset në zhvillim, asistimin e themelimit të ndërmarrjeve të reja, vendeve të reja të punës etj”.

Ai tha se ky projekt ka për synim rritjen e punësimit dhe të hyrat për familjet si dhe komunën në përgjithësi. “Në rend të parë, kjo Agjenci do të Menaxhoj dhe Administroj Parkun e Biznesit, duke funksionuar si Operator Menaxhues e Facilitues i vet Parkut të Biznesit”.

Kryetari Kastrati theksoi se hapësirat e objektit, me rreth 430 m2, do të ofrojnë një komoditet të mirë për punë, shërbime, trajnime, këshillime, promovim etj.

“Ky objekt, shumë i bukur do të jetë komplementar me strategjinë  zhvillimore ekonomike të Komunës së Mitrovicës. Thënë ndryshe, ky objekt do të jete edhe një shtëpi e madhe e bizneseve tona me një zot shtëpie me përvoje të madhe menaxheriale”.

Sipas tij, Parku i Biznesit të Mitrovicës do të jetë gjenerator i zhvillimit ekonomik për Komunën e Mitrovicës që do të luaj rol të rëndësishëm në zvogëlimin e papunësisë dhe rritjen e të ardhurave për kokë banori.

Ai tha se Agjencia do të ofrojë përkrahje këshillëdhënëse për ndërmarrjet në Parkun e Biznesit si dhe do të shërbejë si ndërmjetësues me rrjetin e partnerëve të agjencisë me qëllim të zgjerimit të biznesit për kompanitë ekzistuese.

Për rëndësinë e këtij projekti, foli edhe zëvendëskryeministri Petroviq,  mandej zëvendësshefi  për operacione i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Melvin Asin etj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)