05 Maj 2024

Nis evidentimi i uzurpatorëve të pronës komunale në Mitrovicë

Mitrovicë, 3 qershor - Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë e Komunës së Mitrovicës, ka nisur punën për identifikimin e pronave të uzurpuara komunale. 

Drejtori i kësaj drejtorie, Hetem Geci, tha se qëllimi është lirimi dhe rregullimi i pronës komunale.

Geci tha se puna në terren ka nisur prej marsit të këtij viti dhe deri me tani janë identifikuar më shumë se 400 prona të uzurpuara komunale, prej të cilave  324 raste edhe janë konfirmuar në bazë të dokumentacionit përkatës që posedon drejtoria.

“Uzurpimi i pronave komunale ka marrë hov pasluftës, mirëpo do të ndryshoj gradualisht dhe nuk do të lejohen gjëra të tilla”.   

Ai theksoi se qytetarët duhet ta kuptojnë se prona komunale nuk mund të përvetësohet.

“Sikur në qytetet tjera edhe në Mitrovicë problemet me uzurpime janë të mëdha, mirëpo të gjithë duhet të kuptojnë se këto gjëra janë të rregulluara me ligj andaj edhe ndaj të gjithë uzurpatorëve do të veprohet në bazë të ligjit”.

Drejtori Geci, sqaroi se tani ka filluar edhe shpërndarja e njoftimeve për të gjithë uzurpatorët e pronës komunale në Mitrovicë, në mënyrë që të fillohet me procedurat e sqarimit të gjendjes dhe rrethanave.

“Nëse për 30 ditë uzurpatorët nuk kthejnë përgjigje me shkrim për rrethanat eventuale të posedimit të pronës dhe shfrytëzimit arbitrar të pronës komunale, atëherë do të procedohet me masat tjera të parapara me ligj”.

Nga angazhimi i deritashëm në terren, sipas tij, janë evidentuar rreth 30 hektarë tokë komunale të uzurpuar, ndërsa që kjo hapësira e uzurpuar sigurisht është shumë më e madhe dhe do të verifikohet në ditët në vazhdim.

Ai tregoi se me qëllim të lirimi dhe rregullimit të pronës komunale, kryetari i komunës, ka marrë vendim që të formoj dy grupe punuese.

“Njëri grup është formuar nga Drejtoria e Gjeodezisë, Pronës dhe Kadastrit që do të evidentoj tokat e uzurpuara komunale, ndërsa grupi i Drejtorisë së Urbanzimit do të evidentoj lokalet dhe banesat e uzurpuara”.

Lidhur me kohëzgjatjen e angazhimit të këtyre grupeve, ai tha se ato do të punojnë në vazhdimësi, në mënyrë që për asnjë tokë, lokal apo banesë të mos ketë konfuzion në lidhje me pronarin.  

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)