02 Maj 2024

Nikola Sarkozi mbron me fanatizëm euron

Paris, 28 janar - Presidenti francez Nikola Sarkozi po mbron me fanatizëm euron, megjithë shqetësimet për të ardhmen e monedhës së përbashkët evropiane.

Sot, zoti Sarkozi u tha drejtuesve qeveritarë dhe të bizneseve në Forumin Ekonomik në Davos të Zvicerës se ai dhe partnerët e tij evropianë nuk do t\'i kthejnë kurrë shpinën euros. Ai e cilësoi monedhën si pikën qëndrore të bashkimit evropian dhe tha se zhdukja e saj do të ishte sipas fjalëve të tij “kataklizmike”.

Gjermania dhe Franca kanë drejtuar mëkëmbjen ekonomike të Evropës nga recesioni global.

Por koalicioni i 17 vendeve që përdorin monedhën është goditur ndërkohë që dy vende Greqia dhe Irlanda u detyruan të pranojnë ndihma ndërkombëtare vitin e kaluar për të përballuar defiçitin në rritje të qeverisë.

Investitorët kanë shprehun shqetësim se Portugalia dhe Spanja mund të jenë në radhë për të kërkuar ndihmë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)