28 Prill 2024

Ngadalësohet rritja ekonomike amerikane në 1,3 për qind

Washington, 1 gusht - Rritja ekonomike në Shtetet e Bashkuara është ngadalësuar ndjeshëm në 2011-n, për të arritur në 1,3 për qind në ritëm vjetor në tremujorin e dytë sipas një vlerësimi të parë të publikuar të premten nga qeveria amerikane.

Kjo përqindje rritjeje, më e vogël nga sa parashikonin analistët (1,8%), është mjaft e ulët duke mbajtur parasysh rishikimin e tremujorit të parë, tashmë 0,4 për qind kundrejt 1,9 për qind në qershor.

Ekonomia më e madhe në botë vazhdon të zhgënjejë që nga fillimi i vitit, pasi prodhimi i saj i Brendshëm Bruto përparon me një shpejtësi të pamjaftueshme për të ulur papunësinë.

Ajo u prek nga rritja e çmimit të lëndëve të para, nga ndërprerja e furnizimeve e shkaktuar nga tërmeti i 11 marsit në Japoni, nga pasiguritë në tregjet financiare të shkaktuara nga kriza e borxhit publik në Evropë dhe nga një debat politik konfliktual lidhur me borxhin kombëtar që e ka lënë Uashingtonin pa reagim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)