12 Maj 2024

Nënshkruhet memorandum për liqenin akumulues në lumin Ibër

Prishtinë, 2 mars - Mitrovicë, 2 mars - Sot në mesditë, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Dardan Gashi dhe Kryetari i Komnuës së Mitrovicës, Avni Kastrati kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimin për rregullimin e liqenit akumulues në lumin Ibër në Mitrovicë.

Ky projekt që kap vlerën investive rreth 4.2 milionë euro, ka për qëllim përmirësimin e gjendjes mjedisore në komunën e Mitrovicës, ndërsa financues do të jenë MMPH dhe KK i Mitrovicës.

Gjatë takimit ndërmjet Ministrit Gashi dhe Kryetari Kastrati u arrit marrëveshja që gjatë vitit 2012, MMPH të financojë këtë projekt me 800.000 euro, ndërsa pjesa tjetër të finanacohet sipas Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve nga MMPH deri në vitin 2014.

Kryetari Kastrati, tha se ky projekt që ka një karakter rekreativo-sportiv, do të ndikoj shumë në përmirësimin e mjedisit, që është degraduar në atë pjesë ku planifikohet “Liqeni”.

“Jemi shumë të lumtur që  tashmë po bëhen hapat konkretë për realizimin këtij projekti, i cili do të ndikoj edhe në zhvillimin ekonomik në Mitrovicë”.

Ndërsa, ministri Dardan Gashi, theksoi se ky është projekti më i madh gjatë këtyre viteve që përkrahet nga MMPL-ja. “Është vlerësuar si projekt me rëndësi të madhe për Mitrovicën dhe si i tillë është mbështetur”.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, është shumë e përkushtuar që të mbështes projektet që kanë të bëjnë me mjedisin. “Mitrovica është shumë e atakuar me probleme mjedisore, andaj kemi vlerësuar se “Liqeni” do të ndikoj  në përmirësimin e gjendjes”, tha ministri Gashi, duke shtuar se projekti arrin vlerën prej rreth 4 milion e 200 mijë euro.

Sa i përket aspektit teknik, drejtori për Urbanizëm në Komunën e Mitrovicës, Mehdi Bala, tha se “Liqeni” do të nis prej urës së Suhadollit dhe do të jetë i gjatë rreth 1.5 km. “Liqeni do të ketë dy diga, ndërsa thellësia më e madhe do të jetë 2 metra”.

Sipas këtij memorandumi, Komuna e Mitrovicës obligohet që projektin detal ekzekutiv ta paraqesë në MMPH dhe të aplikojë për pëlqim mjedisor dhe lejet tjera të parapara sipas ligjeve në fuqi që e rregullojnë këtë fushë në Kosovë.

Gjithashtu, Komuna e Mitrovicës obligohet që të hartojë ëlaboratin e shpronësimeve dhe uzurpimeve eventuale të pronës dhe t’u paraprijë konflikteve të mundshme pronësore-juridike në hapësirën e tërësishme në të cilën do të realizohet projekti.

Pas nënshkrimit të memorandumit, Ministri Gashi dhe Kryetari i KK Mitrovicës Kastrati vizituan lokacionin ku do të ndërtohet liqeni akumulues , si dhe Lagjen e Boshnjakëve në pjesën veriore të qytetit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)