29 Mars 2024

Nënshkruhet marrëveshja e granteve për komunitete

Prishtinë, 1 prill - Për të promovuar kulturën dhe traditën e komunitetit Romë, si një nga vlerat shumë-kulturore të trashëgimisë kulturore kosovare, Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit (ZÇK-ZKM) ka ndihmuar përmes ndarjes së granteve në vlerë prej 12.800 eurosh, duke financuar katër projekte të cilat do t’i implementojnë organizatat jo-qeveritare nga regjione të ndryshme të Kosovës.

Duke marrë për bazë faktin që 8 Prilli njihet si Dita Ndërkombëtare e Romëve, dhe simbolizon identitetin e këtij komuniteti, ZÇK-ZKM bazuar në objektivat e saj për promovimin e kulturave të të gjitha komuniteteve, bëri një ftesë publike për aplikim për të gjitha organizatat jo-qeveritare rome që të paraqesin projekt-propozimet me përmbajtje të aktiviteteve që promovojnë identitetin Romë, gjuhën dhe kulturën e tyre.

Simbolika e kësaj dite është shumë e rëndësishme për shoqërinë kosovare, në mënyrë që pavarësisht dallimeve të tyre etnike apo religjioze, qytetarët e Kosovës t’i gëzojnë në mënyrë të barabartë të drejtat dhe liritë demokratike.

Zyra për Çështje të Komuniteteve në Zyrën e Kryeministrit do të vazhdojë edhe më tutje të ndihmojë projekte të ndryshme që çojnë në promovimin e kulturave të të gjitha komuniteteve kosovare. Kjo zyrë deri më tani ka përkrahur shumë projekte të këtij lloji që promovojnë traditën kulturore si dhe identitetin në përgjithësi, të të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)