08 Maj 2024

Nënshkrohet kontrata për ndërtimin e Pallatit të Drejtësisë

Prishtinë, 24 maj - Sot, Qeveria e Kosovës, e përfaqësuar nga Zëvendës Kryeministri Kuçi dhe Ministri i Administratës Publike Yagcilar dhe Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian nënshkruan dy kontrata pune lidhur me kompleksin e Pallatit të Drejtësisë që do të ndërtohet në lagjen Prishtina e Re në Hajvali.

Pallati i Drejtëisisë do të ofrojë hapsira adekuate për sistemin gjyqësor dhe do të ndihmojë në përmisimin e shërbimeve. Gjithashtu do të lehtësojë aksesin publik dhe rrisë mirëbesimin në sektorin e drejtësisë duke përmisuar efiçencën, pavarësinë, besimin dhe transparencën e sistemit gjyqesoër.

Përveç kësaj, kur Pallati i Drejtësisë të jetë ndërtuar, institucionet e drejtësisë së Kosovës  do të jenë në gjendje të rindajnë për aktivitete të tjera të sistemit të drejtësisë fondet, që deri tani janë shpenzuar për qira.
Projektimi i \"Pallatit të Drejtësisë\" është realizuar në mënyrë të tillë që të sigurohet fleksibilitet, që  hapësira fizike të mund të rregullohet për nevoja të ndryshme që do të dalin në të ardhmen. Për më tepër, projektimi merr në konsideratë praktikat e mira të BE-së dhe nivelin teknologjik, përfshirë këtu materiale të përshtatshme për mjedisin dhe energjitë alternativem si energjinë diellore dhe gjeotermale.

Kjartan Björnsson, shef i Operacioneve në Zyrës Ndërlidhëse të Komisionit Evropian tha: \"Komisioni Evropian ka premtuar mbi € 25 milionë për realizimin e këtij projekti. Infrastruktura e re do të lejojë që institucionet kryesore të drejtësisë, duke përfshirë edhe ato që janë të shpërndara në të gjithë Prishtinën, të vendosen nën të njëjtën çati. Kjo do të përmirësojë sundimin e ligjit në aspektin cilësor dhe sasior, dhe në këtë mënyrë do të rrisë efikasitetin e sistemit të drejtësisë. Komisioni Evropian ka kënaqësinë të ndihmojë në përpjekjet e Kosovës në rrugën e saj drejt integrimit evropian \".

Hajredin Kuci, Zëvendës Kryeministri tha: “Ligji dhe rendi janë prioritet e vendit tonë dhe kjo mund të arrihet nëpërmjet ligjeve të mira, gjykatësve profesionalë, të pavarur dhe efikase, dhe në ambiente ku puna dhe qasja e tyre janë një garanci për drejtësi. Në këtë drejtim, Pallati I Drejtësisë është një parakusht për fuksionim më të mire të sistemit ligjor në Kosovë dhe përfaqëson identitetin dhe krenarinë e këtij sistemi, për këtë ne i jemi mirënjohës Komisionit Evropian dhe presim të realizohen gjykime të drejta dhe do të ndërtohet një sistem i standardeve Evropian, përmes së cilit kredibiliteti i ligjit dhe drejtësisë do të rritet”.

Mahir Yagcilar, Ministri i Administratës Publike tha: \"Shfrytëzoj rastin të përshëndetur përfaqësuesit e KE për mbështetjen e vazhdueshme në ndërtimin e infrastrukturës së nevojshme dhe ju siguroj që Ministria e Administratës Publike, në pajtim me përgjegjësitë e saj, do të jetë një partner serioz përgjatë rrugëtimit të përbashkët për krijimin/ndërtimin e premisave moderne dhe funksionale për të gjitha institucionet në Kosovë, posaqërisht në sektorin e drejtësisë. Në mbetemi të angazhuar, që në pajtim me prioritetet e qeverisë së Kosovës, të forcojmë bashkëpunimin tonë”.

Vendndodhja

Zona e Pallatit të Drejtësisë është përcaktuar rreth katër kilometra qendrës së Prishtinës. Përveç pjesëve rezidenciale, komerciale dhe sportive, kjo zonë është shënjuar si zona e ardhme për zhvendosjen e Kuvendit, ministrive kryesore si dhe të departamenteve qeveritare. Do të ketë përfitime nga qasja e afërt në unazën e dytë të brendshme të Prishtinës, e cila do të jetë 200 metra në veri të kompleksit të drejtësisë dhe prej saj është planifikuar qasja në kompleks.

Synimet e Projektit

Pallati i Drejtësisë do të ofrojë hapësira adekuate për autoritetet gjyqësore dhe do të rrisë pavarësinë e tyre. Me rritjen e funksionalitetit të shërbimeve dhe reduktimin e mbingarkesës së rasteve të prapambetura, do të kontribuojë në ngritjen e besimit në sistemin gjyqësor.
Udhëzimet arkitekturore për kompleksin kanë për synim:

·    Dizajnimin e parimeve të ekselencës për të përfaqësuar rëndësinë e aktiviteteve brenda gjykatave dhe stabilitetin e sistemit gjyqësor;             
·    Reagimin adekuat ndaj kontekstit, gjeografisë, klimës, kulturës dhe historisë lokale;
·    Fleksibilitet dhe përshtatje ndaj rritjes, sa është e mundur;
·    Ofrimi i qasjes së plotë për persona me aftësi të kufizuara;        
·    Shfrytëzimi i strategjive kombëtare për të mbrojtur dhe rigjeneruar burimet e ujit, efikasitetin e energjisë, sigurimin e komforit termik, përdorimi i strategjive pasive diellore dhe plani për riciklimin e materialeve gjatë ndërtimit dhe shfrytëzimit.


Koncepti Arkitektonik i Master Planit

Master Plani merr parasysh të gjitha kërkesat në aspektin e funksionalitetit që kërkon një kompleks modern i drejtësisë. Kompleksi i propozuar përbëhet nga pesë ndërtesa periferike (A – Këshilli Gjyqësor i Kosovës, Gjykata Supreme, Gjykatat Komerciale, Gjykata e Lartë për Kundërvajtje dhe Gjykata e Qarkut e Prishtinës, B – Gjykata Komunale dhe Gjykata Komunale për Kundërvajtje, C – Prokurori i Shtetit, Prokurori Special dhe Zyra e Prokurorit Publik Komunal dhe të Qarkut, D – Blloku i Sallave për Gjykim, E – Gjykata Kushtetuese). E tërë zona e kompleksit të Pallatit të Drejtësisë do të ketë 27,000m2, me parking nëntokësor për rreth 200 vetura. Në total rreth 625 punonjës pritet të punojnë në të ardhmen në kompleksin e drejtësisë.     

Ndërtesa e Gjykatës Kushtetuese (E), edhe pse fizikisht e ndarë nga tjerat, është pjesë e kompleksit, pra duke mbrojtur dhe mbyllur oborret e brendshme të gjykatave nga jashtë.      

Ndërtesat do të kenë 4 deri në 5 kate me nivele të ndryshme përdhesë për t’ju adaptuar terrenit natyror dhe hapjes së disa platformave ndërmjetësuese që do të bëhen në mes të ndërtesave, duke i’u mundësuar përdoruesve të gëzojnë një mjedis të mbrojtur nga era.

Blloku i sallave për Gjykim (D), është dizajnuar si një ndërtesë e veçantë jo vetëm për simbolizëm, por edhe për funksione të ndryshme, kërkesa teknike dhe nevojës për të ofruar fleksibilitet. Sido që të jetë, Blloku i Sallave për gjykim është i lidhur me ndërtesat tjera përmes urave që mundësojnë ndarjen e zonave për qarkullim publik dhe të kufizuar.                  

Përmes dizajnit të zonave të hapura për staf dhe publik, ndërtesat gjyqësore të ndërtuara me këtë dizajn të “zonave të hapura” demonstrojnë qartë ofrimin e qasjes së nevojshme për publikun, duke siguruar ndërkohë qarkullim e kufizuar për gjykatësit dhe qarkullimin e sigurt për personat në gjykime penale. Ky kombinim simbolizon qartë transparencën dhe qasshmërinë për të gjithë.        

Zonat e krijuara nën oborret e gjykatave do të përdoren si zona teknike, duke centralizuar të gjitha hapësirat e nevojshme infrastrukturore, si lokacion ideal dhe qendror për tërë master planin. Të gjitha zonat teknike do të vendosen nën oborrin qendror dhe do të jenë të lidhura me ndërtesat, duke ofruar kështu të gjitha infrastrukturat e nevojshme.  

Zonat e parkingut nën ndërtesa do të kenë qasje nga rruga dytësore veriore dhe vetëm për stafin. Në anën e kundërt të ngastrës, do të shtrihen hyrjet për parkingun e Gjykatës Kushtetuese. Zonat e jashtme teknike dhe parkingjet publike janë të vendosura në katin përdhes dhe jashtë kompleksit.  




 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)