03 Maj 2024

Në TM1 2023 janë regjistruar 3 086 ndërmarrje

 Prishtinë, 28 prill - Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) publikon Repertorin Statistikor mbi Ndërmarrjet Ekonomike në Kosovë për tremujorin e parë (TM1) 2023.

Në TM1 2023, gjithsej janë regjistruar 3 086 ndërmarrje, ku krahasuar me tremujorin paraprak (TM4 2022) ka një ngritje për 17.07% të ndërmarrjeve të regjistruara.

Ndërsa krahasuar me  tremujorin e njëjtë të vitit paraprak (TM1 2022) ka një rritje për 9.0% të ndërmarrjeve të regjistruara.
 
Aktivitetet ekonomike më të preferuara gjatë këtij tremujori ishin: Tregtia me shumicë dhe pakicë, riparimi i mjeteve motorike, motoçikletave me 762 ndërmarrje të regjistruara (24.7%); Prodhimi me 353 ndërmarrje të regjistruara (11.4%); Ndërtimtaria me 325 ndërmarrje të regjistruara (10.5%); Aktivitetet profesionale, shkencore dhe teknike me 309 ndërmarrje të regjistruara (10.0%); Akomodimi dhe aktivitetet e shërbimeve me ushqim me 271 ndërmarrje të regjistruara (8.8%) etj.

Ndërkaq, sipas kategorisë së të punësuarve në ndërmarrjet e regjistruara në këtë tremujor, ishin: në kategorinë me 1 deri në 4 të punësuar janë gjithsej 2 988 ndërmarrje të regjistruara (96.8%); në kategorinë me 5 deri 9 të punësuar janë 69 sosh (2.2%); në kategorinë me 10 deri në 19 të punësuar janë 19 ndërmarrje të regjistruara (0.6%); me 20 deri 249 të punësuar janë 9 ndërmarrje të regjistruara (0.3%); ndërsa në kategorinë me 250 e më shumë të punësuar është vetëm 1 ndërmarrje e regjistruar.

Sa i përket shtrirjes gjeografike të ndërmarrjeve të regjistruara në nivel të komunave prin komuna e Prishtinës me 862 ndërmarrje të regjistruara (27.9%); Ferizaj me 267 ndërmarrje të regjistruara (8.6%); Prizreni me 261 ndërmarrje të regjistruara (8.4%); Gjilani me 172 ndërmarrje të regjistruara (5.6%); Peja me 160 ndërmarrje të regjistruara (5.2%); dhe Fushë Kosova me 124 ndërmarrje të regjistruara (4.0%). Ndërsa, komunat e tjera kanë numër më të vogël të ndërmarrjeve të regjistruara në këtë tremujor.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)