30 Prill 2024

Në Spanjë protesta kundër papunësisë dhe krizës

Madrid, 25 korrik - Mijëra ''të indinjuar'' të ardhur nga e gjithë Spanja, një pjesë mes tyre në këmbë, manifestuan të dielën në Madrid deri në Puerta del Sol, pika e fillimit të lëvizjes së tyre që prej dy muajsh, kundër papunësisë dhe krizës.

"Këtë krizë ne nuk e paguajmë", thërrisnin manifestuesit të nisur nga stacioni i trenit Atocha për t'iu bashkuar turmës në sheshin Puerta del Sol.

Me thirrjet ''poshtë Kongresi'', ''ata nuk na përfaqësojnë'', ata u ndaluan në hyrje të rrugës drejt Parlamentit, bllokuar nga disa rreshta fugonësh policie, për të manifestuar nervozizmin e tyre kundër politikanëve, të akuzuar se nuk përfaqësojnë qytetarët.