16 Maj 2024

Në Rumani ndodhet pallati i dytë më i shtrenjtë në botë

Bukuresht, 10 qershor - Pallati rumun “Bran”, i njohur si “Pallati i Drakulës”, është vënë në vendin e dytë në klasifikimin e revistës “Forbs” të pallateve më të shtrenjta në botë. Ai vlerësohet për 140 milionë euro.

Çmimi i pallatit, i cili ndodhet jo larg Brashovit, është rritur shumë gjatë tri viteve të fundit, pasi iu kthye Dominik de Habsburgut, si rrjedhojë e restitucionit.

Fitimi i pallatit është rritur. Në periudhën 2009 – 2011 kështjella e mesjetës ka fituar 2,7 milionë euro. Përveç nga vizitat e turistëve pallati ka të ardhura edhe nga organizimi i dasmave, të cilat kushtojnë nja 20 mijë euro. Pallati “Bran” është objekti më i vizituar turistik në Rumani me mbi 500 mijë vizitues në vit. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)