29 Prill 2024

Në Prishtinë mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës

Prishtinë, 8 maj - Nën Patronatin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sot në Prishtinë, po mbahet Forumi Ekonomik i Vjenës me titull “Bisedimet Ekonomike të Vjenës - Takimi i Prishtinës 2023”.

Me këtë rast kryeministri Albin Kurti tha se Prishtina do të shërbejë për takime të tilla produktive edhe në të ardhmen.

Derisa foli për të arriturat e qeverisë gjatë mandatit të tij, kryeministri Kurti nuk la pa përmendur as vendimin për liberalizimin e vizave për Kosovën, e rrugën e vendit drejt integrimeve.

“Shpresoj që qyteti ynë të shërbejë për takime produktive edhe në të ardhmen. Faleminderit që e keni parë Kosovën si vend për investime.  Shifrat kanë treguar se ne jemi në rrugën e duhur. Investimet e huaja janë dyfishuar derisa jemi shumë entuziast për arritjet që do t’i kemi në të ardhmen. Le të punojmë së bashku për të rritur mundësitë që na prijnë përpara”, ka shtuar ai.

Ndërsa, kryetari i Forumit Ekonomik të Vjenës, Victor Jackovich tha se Kosova ka bërë ndryshime të mëdha pozitive ndër vite.

“Ne besojmë se politika dhe biznesi nuk janë të ndara por shkojnë bashkë. Ne jemi të bindur se duhet të vazhdojmë punën tonë siç e kemi bërë deri tani. Kosova ka bërë ndryshime të mëdha. Sot keni një shtet funksional dhe një popull të talentuar. Forumi do të vazhdoj punën me Kosovën dhe do të vazhdojë të mbështesë edhe më tej Kosovën”, tha ai.

Gjatë konferencës, të pranishmëve iu drejtua edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila foli për investimet e bëra në sektorin e energjisë.

“Rruga jonë patjetër se është sfiduese por ne kemi besimin se me themele të forta për një sektor të energjisë dhe me mbështetjen e partnerëve tanë, do të jemi në gjendje të ja arrijmë. Të premten do të lansojmë ankandin e parë për energji solare që do të ndërtohet në Rahovec në tokë publike”, tha Rizvanolli.

“Shpresojmë që do të ketë interesim nga një numër i madh i investitorëve të jashtëm për të krijuar një platformë mbështetëse e cila do të jete transparente dhe do të ofrojë çmimet më të mira. Ne kemi bërë progres dhe kemi bërë disa investime rekord në sektorin e energjisë”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)