06 Maj 2024

Në botë janë dhjetë miliarderë nën moshën 40-vjeçare

New York, 26 maj - Në botë ekzistojnë dhjetë miliarderë të rinj, nën moshën 40-vjeçare.

I riu më i pasur në botë është pronari 26-vjeçar i një kompanie softuerike, Dastin Moskovic, vetëm tetë ditë më i ri se themeluesi i Fejsbukut, Mark Cukerberg, ndërsa më i moshuari në këtë listë është bashkëthemeluesi i “Google”, 37vjeçari Sergej Brin, publikoi “Forbs”.

Dastin Moskovic është cimer i Cukerbergut nga Harvardi dhe është njëri nga të punësuarit e parë në “Fejsbuk”. Nga Cukerbergu në mënyrë afariste janë ndarë në vitin 2008, kur ngriti kompani të veten softuerike “Asana”. Pasuria e tij vlerësohet 2,7 miliardë dollarë.

Njëzet e gjashtëvjeçarit Mark Cukerberg nuk i duhet prezantim i veçantë. Ai është themelues i rrjetit më të popullarizuar social Fejsbuk i cili i solli pasuri prej 13,5 miliardë dollarë.

Albert von Turn und Taksis është 27 vjeç dhe ka dy miliardë dollarë. Gjermani, pasurinë, kompaninë teknologjike dhe pronën i ka trashëguar në moshën 18 vjeçare. Sot jeton në pallatin Emeram.

Në listën e miliarderëve më të rinj është edhe 28-vjeçari Skot Dankan, të cilit babai i tij Dan Dankan imperinë energjetike me vlerë prej 12,4 miliardë dollarë të cilën e ka ndërtuar gjatë tërë jetës ia la atij. Dan Dankan është rritur në varfëri, por me punën dhe insistimin e tij ka ndërtuar kompani të madhe me të cilën tani udhëheq djali i tij me pasuri prej 3,1 miliardë dollarë.

Në mesin e të pasurve është edhe 29-vjeçari Eduardo Saverin, bashkëthemelues i Fejsbukut. Në këtë kompani ka fituar pjesëmarrje prej 30 për qind, por një pjesë të madhe të aksioneve i shiti dhe supozohet se pjesëmarrja e tij në kompani sot është vetëm dy për qind. Megjithatë pasuria e Severin vlerësohet në 1,6 miliardë dollarë.

Në listën e miliarderëve më të rinj është edhe një grua – Jan Hijan, e cila është 29-vjeçare. Ajo është aksionare kryesore në kompaninë “Kantri Garden Holding” në Guangzhu, Kinë. Kompaninë trashëgim ia ka lënë babai i saj Jeung Kvok Keung. Jang, i cili mori diplomë për marketing në Universitetin e Ohajos, “peshon” 4,1 miliardë dollarë.

Tridhjetëvjeçari Fahd Hariri, djali më i ri i kryeministrit të vrarë libian Rafik Hariri, posedon pasuri prej 1,5 miliardë dollarë. E posedon “Fjuçër tv”, rrjet televiziv kombëtar dhe satelitor i cili e mbulon “Lindjen e Afërt. Jeton në Paris.

Duke iu falënderuar Fejsbukut u pasurua edhe Shon Parker, ish kryetar i rrjetit social. Ai sot posedon tre për qind nga pjesëmarrja në Fejsbuk. Parker ka qenë edhe bashkëthemelues i Napsterit, servis për këmbimin e muzikës.

Tridhjetë e katërvjeçari Joshikazu Tanaka gjithashtu është në listën e miliarderëve të rinj. Ai është themelues i faqes sociale më të madhe japoneze Gli dhe pasuria e ij vlerësohet në 2,3 miliardë dollarë.

Më i vjetri në listën e miliarderëve më të rinj në botë është Sergej Brin, bashkëthemelues i “Google”. Me origjinë është nga Rusia. Pasuria e tij vlerësohet 19,8 miliardë dollarë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)