Në 2012-n Turqia hyn në radarin e investitorëve të huaj
Ankara, 25 korrik - Sipas raportit të përgatitur nga Jones Lang LaSalle sektori i shitjes me pakicë është në pozitën e tregut prioritar, ndaj të cilit investitorët e huaj tregojnë interesimin më të madh.
Përfundimet e raportit në fjalë u deklaruan në një konferencë shtypi me pjesëmarrjen e Drejtorit Jones Lang LaSalle në Turqi, Avi Alkash, dhe Drejtori i Tregjeve Kapitale dhe Shërbimeve Konsultative në Turqi, Dr.Kivanç Erman.
Sipas Raportit të Perspektivës së Tregut të Pasurive të Patundshme në Turqi për gjysmën e parë të vitit 2012 Turqia ndodhet në radarin e investitorëve të huaj dhe interesimi ndaj Turqisë në vitin 2012 ka hyrë sërish në procesin e një dinamike të re.
Raporti thotë se kompanitë shumëkombëshe që veprojë në shumë sektorë, me në krye ato të farmaceutikës dhe telekomunikacionit, e kanë përzgjedhur Stambollin si një qendër rajonale menaxhimi