14 Maj 2024

Ndihma ushqimore për personat me aftësi të kufizuara

Mitrovicë, 8 mars - Me rastin e 8 Marsit – Ditës së gruas, Komuna e Mitrovicës ka ndarë pako ushqimore për “Handikosin”, Shoqatën e të shurdhëve dhe Shoqatën e të verbërve. 

Në shpërndarjen e këtyre pakove ushqimore ka marrë pjesë drejtori i Administratës, Abdullah Bejtullahu, shefi i Njësisë për të drejtat e njeriut, Fitim Rama dhe udhëheqësja e Njësisë për të drejta gjinore, Sanije Behrami.   

Drejtori Bejtullahu, ka thënë se Komuna e Mitrovicës do të mbështes këta persona në vazhdimësi, në mënyrë që t’ua lehtësoj kushtet e jetës.

“Ne vazhdimisht jemi pranë personave me aftësi të kufizuar dhe do t’u ndihmojnë në kuadër të mundësive që ka komuna për krijimin e kushteve më të mira për jetë”.

Në këtë kuadër, ai ka përmendur edhe mbështetjen për hapësirat ku veprojnë këto shoqata. Ai tha se është bërë një zgjidhje e mirë për “Handikosin”, përderisa Shoqata e të shurdhëve dhe ajo e të verbërve kanë nevojë për mbështetje në këtë drejtim.

Në anën tjetër, përfaqësuesit e këtyre shoqatave, kanë falënderuar zyrtarët komunalë për ndihmën.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)