02 Maj 2024

Ndërtohen muret mbrojtëse në Skorobisht të Prizrenit

Prizren, 9 qershor - Ka përfunduar ndërtimi i mureve mbrojtëse në fshatin Skorobisht të Komunës së Prizrenit, që ka ngritur nivelin e sigurisë së banorëve nga rreziku potencial i rrëshqitjes së dheut.

Me këtë rast, është bërë dhe zgjerimi i rrugëve që krijon siguri më të madhe për pjesëmarrësit në komunikacion.

“Janë ndërtuar 4 mure mbrojtëse me gjatësi 294 metra dhe është realizuar kanalizimi atmosferik me gjatësi 105 metra."

"Mbetemi të përkushtuar për realizimin e infrastrukturës funksionale dhe të sigurt për qytetarët” – u shpreh me këtë rast Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)