29 Prill 2024

Ndërtohen dy shtëpi për rastet sociale

Mitrovicë, 5 gusht - Me ndihmën e shoqatës “Ndihmë të varfërve në Kosovë” me seli në Norvegji dhe me mbështetje të Komunës ka filluar ndërtimi i shtëpive për dy familje me gjendje të rëndë sociale në Mitrovicë. Gjithashtu për ndërtimin e këtyre dy shtëpive janë duke ndihmuar edhe kompani të ndryshme private nga Mitrovica.

Kastriot Jashari, drejtor për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunë, tha se problemi i strehimit  mbetet sfida më e madhe për  shumë qytetarë të kësaj komune. Tha se kjo është pasojë e rrethanave të pasluftës që ka rezultuar me zhvendosjen e një numri të madh të shqiptarëve nga veriu, mandej me nivelin shumë të lartë të papunësisë etj.

Jashari theksoi se Komuna e Mitrovicës e vetme nuk mund të përballoj kërkesat e mëdha për strehim. Për këtë ai falënderoj donatorët e ndryshëm dhe në këtë rast drejtuesit e shoqatës  “Ndihmë të varfërve në Kosovë”, që janë duke ndihmuar në Mitrovicë.

Ai sqaroi se për ndërtimin e këtyre dy shtëpive komuna ka ndihmuar me nga 3 mijë euro. “Në kuadër të mundësive tona buxhetore kemi ndarë një fond prej 6 mijë eurosh, apo nga 3 mijë euro për secilën shtëpi”.

Ndërsa Mexhit Merovci, përfaqësues i  shoqatës “Ndihmë të varfërve në Kosovë”, tha se ka dy vjet që shqiptarët që jetojnë në Norvegji kanë themeluar këtë shoqatë duke parë nevojën e madhe për të ndihmuar në Kosovë. “Kemi gjetur mbështetjen e pakursyer të mërgimtarëve tanë, por edhe të shumë kompanive private në Kosovë për të ndërtuar shtëpi për familjet që janë në gjendje të rëndë sociale”.

Ai tha se ndihma e tyre nuk është e kufizuar në një komunë të vetme. “Deri me tani kemi ndërtuar gjithsej 14 shtëpi në gjithë Kosovën për familjet që nuk e kanë pasur të zgjidhur problemin e strehimit. Në Mitrovicë vitin e kaluar kemi ndërtuar një shtëpi, ndërsa sivjet jemi duke ndërtuar shtëpinë për familjen e Florim Pecit në Rahovë të Mitrovicës si dhe për familjen e Kapllan Qerkezit, i cili jeton në qytet”.

Florim Peci nga Rahova, u shpreh shumë i lumtur për ndërtimin e shtëpisë. Për këtë ai falënderon drejtuesit e  shoqatës “Ndihmë të varfërve në Kosovë” dhe Komunën e Mitrovicës. Thotë se kanë jetuar në kushte tepër të rënda në një shtëpi të ndërtuar me gurë në vitin 1950. “Jemi gjashtë anëtarë në familje dhe jetojmë me asistencë sociale”.

Ndryshe në Mitrovicë ndihmë sociale marrin 1430 familje, ndërsa janë katër strehimore kolektive ku jetojnë rreth 290 banorë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)