29 Prill 2024

Ndërkombëtarët monitorojn regjistrimin e popullsisë

Prishtinë, 29 shtator - Kosova ka kryer, pas tre dekadave, regjistrimin e parë të popullsisë dhe ekonomive familjare në prill të vitit 2011.

Regjistrimi do të sigurojë informata të vlefshme statistikore mbi popullsinë dhe kushtet e jetesës së saj, informacion që do të drejtojë planifikimin e politikave gjatë dekadës së ardhshme.

Që nga viti 2005, veprimet e regjistrimit janë monitoruar vazhdimisht nga një Operacion i Monitorimit Ndërkombëtar (IMO), i përbërë nga Komisioni Evropian (EUROSTAT), Këshilli i Evropës, UNECE dhe UNSD si dhe ekspertë të njohur ndërkombëtarisht të regjistrimit.

Objektivi i IMO është të sigurojë që regjistrimi është në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare të regjistrimit të miratuara nga Kombet e Bashkuara dhe se është kryer në mënyrë të drejtë dhe të paanshme.

Në tetor të vitit 2010, IMO ka vlerësuar veprimet e regjistrimit të jenë në përputhje me rekomandimet ndërkombëtare dhe miratoi synimin e autoriteteve të Kosovës për të kryer regjistrimin prej 1 - 15 prill 2011.

Gjatë regjistrimit në prill 2011, IMO ka pasur një ekip prej 27 ekspertëve të regjistrimit të cilët monitoruan regjistrimin në terren.

Nëpërmjet këtyre vëzhgimeve, IMO kishte mundësinë të ndjekë nga afër mbledhjen e të dhënave të regjistrimit në mënyrë që të mbikëqyrë aplikimin e standardeve ndërkombëtare për mbrojtjen e të dhënave dhe konfidencialitetin.

Vlerësimi i përgjithshëm i IMO është se regjistrimi ishte kryer në mënyrë të kënaqshme dhe se ai plotëson kushtet profesionale të transparencës, cilësisë dhe paanshmërisë.

Duke e thënë këtë, ka pasur kufizime pasi që vetëm 34 nga 38 zonat e regjistrimit ishin të mbuluara, si dhe ka pasur shenja të bojkotimit të pjesshëm në mesin e pakicave në disa zona.

IMO mirëpret faktin se Enti Statistikor i Kosovës (ESK) pranoi këto kufizime në publikimin e rezultateve paraprake nga regjistrimi, botuar më 30 qershor 2011.

IMO ka shqyrtuar këto numra dhe ka gjetur se ata janë në përputhje me shifrat e grumbulluara gjatë numërimit dhe se IMO nuk ka rezerva ndaj të dhënave të publikuara.

Edhe pse ESK ka kaluar dy pengesat e para, regjistrimi nuk ka përfunduar ende. Futja e të dhënave dhe publikimi final i rezultateve ende mbetet për tu bërë, dhe vlerësimi përfundimtar i  IMO mbi regjistrimin në Kosovë ka për të pritur publikimin e rezultateve përfundimtare dhe rezultateve nga Anketa e Pas Numërimit (PES). Të dyja do të publikohen në vitin 2012.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)