13 Maj 2024

Ndalohet ekspozimi i mallrave para dyqaneve në Mitrovicë

Mitrovicë, 21 mars – Me qëllim të vendosjes së rregullit sa i përket punës së dyqaneve, Drejtoria e Inspekcionit në Mitrovicë  ka nisur realizimin e një urdhërese të kryetarit të komunës  për ndalimin e ekspozimit të mallrave në rrugë dhe trotuare. Sipas kësaj urdhërese është hartuar një plan strategjik për inspektimin e subjekteve ekonomike, i cili ka nisur me 20 mars e që do të zgjas deri në një urdhëresë tjetër.

Drejtori i Drejtorisë së Inspekcionit, Lulzim Zeqiri, tha se pas vendosjes së rregullit në Tregun e Qytetit, i cili është funksionalizuar, tash do të vazhdohet me punë për vendosjen e rregullit edhe sa i përket punës së dyqaneve. “Tregtarët ambulantë nuk janë lejuar që të shesin në rrugë pas funksionalizimit të tregut, ndërsa tani nuk do të lejohet as ekspozimi i mallit para dyqaneve”.

Tha se në këtë aksion përveç inspektorëve komunalë është e përfshirë edhe Policia e Kosovës. “Për realizimin e planit strategjik do të punohet në dy ndërrime; ndërrimi i parë fillon prej orës 08:00 deri në orën 14:00 dhe ndërrimi i dytë prej orës 14:00 deri në orën 20:00”.

Drejtori Zeqiri, theksoi se inspektorët duke u bazuar në detyrat, kompetencat dhe autorizimet ligjore, do të ndërmarrin masa ndaj çdo parregullsie eventuale gjatë zbatimit të planit. “Inspektorët e veterinës janë përgjegjës për ndalimin e ekspozimit të prodhimeve ushqimore, ata të tregut për prodhimet joushqimore, ndërsa inspektorët e trafikut për taksitë ilegale”.

Ai sqaroi se fillimisht pronarëve të dyqaneve do t’u tërhiqet vërejtja, mandej nëse nuk ka lëvizje do të fillojnë ndalesat dhe konfiskimi i mallrave. “Konfiskimi i mallrave do të bëhet duke u bazuar në ligje dhe rregullore për origjinën e mallit, ruajtjen në kushte të favorshme klimatike etj.         


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)