07 Maj 2024

Ndahen ndihma ushqimore për banorët e veriut

Mitrovicë, 27 tetor - Zëvendësministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Fatmir Shurdhaj i shoqëruar nga Kastriot Jashari, drejtor për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, kanë marrë pjesë të enjten në dorëzimin e ndihmave ushqimore për banorët e Kodrës së Minatorëve të veriut të Mitrovicës.

U bë e ditur se ndihma ushqimore janë siguruar për 456 familje të veriut, si për shqiptarë, turq, romë, serbë etj.

Zëvendësministri Shurdhaj, tha se ky projekt për ndihma ushqimore po realizohet me kërkesë të Komunës së Mitrovicës, të cilët e kanë pa të udhës një gjë të tillë duke marrë parasysh situatën në veri. “Para disa ditësh kemi realizuar një vizitë  në lagjet e veriut të qytetit dhe në fshatrat shqiptare të Leposaviqit dhe kemi premtuar se do t’u ndihmojmë”.

Ai theksoi se janë në kontakt të vazhdueshëm me zyrtarët e komunës dhe banorët në mënyrë që të koordinojnë të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me mbështetjen për ata që janë duke jetuar në veri. “Mbështetja jonë nuk do të mungoj në asnjë aspekt sa i përket mbështetjes së banorëve të veriut që kanë probleme ekonomike dhe sociale pa marra parasysh përkatësinë e tyre etnike”.

Ndërsa Kastriot Jashari, drejtor për Integrime Evropiane dhe Mirëqenie Sociale në Komunën e Mitrovicës, tha se për shkak të rrethanave në veri, banorët herë pas herë janë ankuar për mungesë të ushqimeve. Ai falënderoi zëvendësministrin Shurdhaj për ndihmat dhe sqaroi se kjo është hera e dytë që ofrohen ushqime për të gjithë banorët e veriut që kanë kërkuar një gjë të tillë.

Jashari tha se para një muaj nga buxheti i drejtorisë së tij ka ndarë mjete për artikuj ushqimorë për 456 familje të veriut, duke përfshirë edhe për ata të fshatrave shqiptare të Leposaviqit. “Ne jemi duke bërë krejt çka është e mundur që të jemi pranë banorëve të veriut, meqë kushtet në të cilat jetojnë janë shumë të rënda”.

Ai përkujtoi se aktivitet komunale dhe ato me mbështetje te institucioneve qendrore këto ditë janë të një intensiteti shumë të madh. Përmendi procesin e rindërtimit, mandej transportin e siguruar për banorët e Kroit të Vitakut, transportin për studentët e veriut etj.

Ndërsa Miftar Cerani, përfaqësues i banorëve të Kodrës së Minatorëve, pasi falënderoi zyrtarët qeveritarë dhe  ata komunalë për mbështetjen, tha se këto ndihma sado pak e lehtësojnë gjendjen e banorëve. “Ne jetojmë  në një lagje ku problemet janë shumë të theksuara, meqë nuk kemi liri të lëvizjes”.

Tha se për këtë shkak edhe furnizimi me ushqime i banorëve nuk është i rregullt. “Është bërë kohë e gjatë që jetojmë në rrethana të tilla të rënduara. Si pasojë e kësaj gjendjeje banorët jetojnë në gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale”.       

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)