26 Mars 2023

MZHR përkrah projektin për trajtimin e qendrës së qytetit te Rahovecit

Rahovec, 6 prill - Projekti për ndërtimin e sheshit në qendër të qytetit të Rahovecit, afër Shtëpisë Kulturës, ka marrë përkrahjen financiare të Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, me 75.000 euro.

Kryetari i komunës, Smajl Latifi është shprehur se  ky projekt do të rris cilësinë për qytetarët e Rahovecit, të cilët do ta kenë një vend më shumë ku do të takohen më njëri-tjetrin dhe të jenë më aktivë fizikisht, duke shpenzuar kohën në mjedis të jashtëm.

"Është një sukses i madh i Komunës së Rahovecit, e cila ka shpjeguar arsyeshmërinë dhe rëndësinë e projektit dhe ka bërë plotësimin e dokumentacionit të nevojshëm."

"Tani është koha që të vazhdojmë pa humbur kohë, në mënyrë që projekti të kalojë procedurat e të realizohet sa më shpejtë që është e mundshme."

"Me këtë rast, falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Rajonal dhe Ministrin, Fikrim Damka, për përkrahjen e vazhdueshme dhënë Komunës dhe qytetarëve të Rahovecit", ka thënë ndër të tjera kryetari Latifi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 26 mars 2023

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bën homazhe në Krushë të Madhe dhe në Krushë të Vogël. (Krushë e Madhe, ora 8:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani bën homazhe në Kompleksin Memorial të dëshmorëve dhe të martirëve në fshatin Krushë e Madhe. (Krushë e Madhe, ora 11:00)

- Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mban konferencë për media. (Holli i Kuvendit të Republikës së Kosovës, ora 12:00)