14 Maj 2024

Muharrem Saraxholli zgjedhet kryetar i ri i QGEK-së

Prishtinë, 22 shkurt - Qendra e Gazetarëve të Ekonomisë së Kosovës (QGEK), mbajti të mërkurën Kuvendin e dytë zgjedhor, ku ka zgjedhur edhe organet e reja drejtuese.

Qendra e Gazetarëve të Ekonomisë së Kosovës, e cila tubon rreth vetës gazetarët e ekonomisë në Kosovë, ka zgjedhur për kryetarë, Muharrem Saraxholli, gazetar në radio Blue Sky.

Po ashtu janë zgjedhur edhe katër anëtarët e tjerë të bordit të QGEK-së, Afet Bela gazetar nga Epoka e Re, Albulena Maloku nga gazeta Express, Drita Loshi nga Radio Kosova si dhe Ismajl Shabani nga Bota Sot.

Kryetari Muharrem Saraxholli theksoi se do të angazhohet për çështje në interes të gazetarëve të ekonomisë, që kanë të bëjnë me avancimin e rolit të gazetarëve që përcjellin çështjet nga ekonomia, çështje këto që janë shumë të rëndësishme për zhvillimin e drejt të shoqërisë dhe të shtetit në përgjithësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)