15 Maj 2024

MTI prezanton ligjet përpara bizneseve kosovare

Prishtinë, 21 janar - Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në bashkëpunim me Odën Ekonomike të Kosovës dhe Aleancën Kosovare për Biznes organizoj sot konferecë për bizneset kosovare me qëllim të njoftimit të ligjeve të ndërmarra nga MTI.

Ministrja Kusari – Lila në fjalën e saj hapëse njoftoj biznet për reformat e reja që Ministria e Tregtisë dhe Industrisë ka ndërmarrë dhe planet e mëtutjeshme me qëllim të lehtësimit të ambientit për të bërë biznes.

Duke e konsideruar sektorin privat si parnerin kryesor ajo tha se gjatë vitit 2011 kemi pasur një rritje të eksportit krahasuar me vitin 2010.

\"Edhe pse viti 2012 kosiderohet të jetë vit i vështir financiar në Eurozonë, për Kosovën me anë të politikave që jemi duke punuar shpresojmë në rritje të investimeve të huaja si dhe rritje të prodhimit vendor”.

Drejtori i shoqatës Aleanca Kosovare e Biznesit Agim Shahini tha se është i kënaqur që Ministria e Tregtisë dhe ministritë tjera janë zotuar të punojnë që deri në vitin 2013 të kemi një përmirësim të ambientit për të bërë biznes, rritjes së eksportit dhe uljen e importit.

Gjatë fjalimit të tij ai përmendi edhe zbatimin e  masave të reciprocitetit me Serbinë si ndihmë për bizneset kosovare me faktin se që nga 20 korriku i vitit të kaluar biznet tona kanë mundësi të eksportojnë në serbi dhe transit në vendet tjera.

Edhe nënkryetari i Odës Ekonomike të Kosovës Refki Hoxha, përshëndeti të pranishmit duke shpreh përkrahjen e bizneseve dhe ngritjen e bashkëpunimit me Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë.

Shumë diskutime dhe paqartësi nga ana e rreth 40 bizneseve të pranishme u kuptuan pas prezantimit të Alush Kryeziu, Zyrtarë për Rregullim dhe Mbikqyrje të tregut, të ligjit për masat mbrojtëse dhe ligji për masat antidumping. 

Kryeziu, njëherit kryesues i komisionit për vlerësimin e masave në importe tregoi se ligji për masat mbrojtëse  ka për qëllim mbrojtjen e  industrisë dhe prodhimit vendor  nga praktikat jo-lojale nga importet  e dampuara apo  të subvencionuara, kurse ligji për masat anti-damping mbron industrinë dhe prodhimet vendor   nga  importet  e ngjashme  të cilat në sasi të mëdha importohen në Kosovë

Si shembull konkret për ligjin mbi masat mbrojtëse, Kryeziu tregoi shembullin e fabrikës së mishit Konsoni, ku mishi nga Sllovenia është shitur me cmim më të lartë se sa kostoja e prodhimit të mishit në Kosovë.

Pas vlerësimit është vendosur caktimin e cmimit referent duke rritur bazën doganore me qëllim të mbrojes së prodhimit vendor.

Ky është takimi i parë i këtij lloji të Ministres Mimoza Kusari – Lila për këtë vit dhe takime të tilla do të vazhdojnë gjatë tërë vitit me qëllim të ngritjes së dialogut publiko-privat.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)