06 Maj 2024

MPMS: Strategji për eliminimin e punës së fëmijëve në Kosovë

Prishtinë, 10 qershor - Në organizimin e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, gjegjësisht Institutit për Politika Sociale, u mbajt takimi i radhës i Komitetit të Kosovës për Parandalimin dhe Eliminimin e Formave të Rënda të Punës së Fëmijëve në Kosovë, që udhëhiqet nga ministri i MPMS-së dhe ka një përbërje nga zyrtarë të lartë të Qeverisë së Kosovës, përfaqësues të partnerëve social dhe të shoqërisë civile.

Gjatë këtij takimi u bë prezantimi i një raporti të përgatitur nga Njësia Kundër Punës së Fëmijëve ku nga të dhënat e këtij raporti shihet se  Instituti për Politika Sociale gjatë vitit 2010 ka nënshkruar memorandume të mirëkuptimi me 25 kryetarët e komunave të Kosovës për themelimin e Komiteteve Lokale të Veprimit, pasi siç dihet tani ekzistojnë vetëm 6 Komitete Lokale të Veprimit në 6 Komuna të Kosovës, komitete këto të cilat konsiderohen si jo-të mjaftueshme në procesin e eliminimit të punës së fëmijëve të formave të ndryshme.

Zv/ministri i MPMS-së Fatmir Shurdhaj i cili udhëhoqi  këtë takim falënderoi anëtarët e këtij komiteti për angazhimin që po e japin për këtë kategori fëmijësh e cila vazhdon të jetë njëra ndër shqetësimet kryesore në shoqërinë tonë dhe potencoi faktin se ky komitet do ta ketë mbështetjen e vazhdueshme të MPMS-së në përmirësimin e gjendjes dhe në procesin e parandalimit dhe eliminimit të punës së fëmijëve.

Ndërkaq znj. Nurije Kelmendi, zyrtare e lartë për shërbime sociale lidhur me progresin që është bërë deri më tani ka prezantuar objektivin strategjik për eliminimin e të gjitha formave të punës së fëmijëve në Kosovë  që parashihet të jetë deri në vitin 2016 si dhe Planin e Veprimit për Parandalimin dhe Eliminimin e Punës së Fëmijëve me periudhë më të afërt kohore 2010-2013.

Znj. Kelmendi gjatë prezantimit që bëri përmendi dy objektivat specifike për suksesin e kësaj strategjie: krijimi i një mjedisi të favorshëm për parandalimin dhe eliminimin e punës së fëmijëve dhe zbatimi i ndërhyrjes së menjëhershme për parandalimin e përfshirjes së fëmijëve të rrezikuar dhe tërheqjen e fëmijëve të përfshirë në format më të këqija të punës së fëmijëve.

Kjo Strategji e cila për realizimin e saj ka një periudhë kohore gjashtë vjeçare synon eliminimin progresiv të punës së fëmijëve si eliminimin e menjëhershëm të formave më të këqija dhe më të rënda të punës së fëmijëve, duke filluar si nismë me realizimin e një studimi në tërësi mbi format më të këqija me të cilat punojnë sot fëmijët si dhe rishikimin e legjislacionit ekzistues.

Me unanimitet ky komitet vendosi që pasi të shikohet edhe njëherë kjo strategji nga anëtarët e këtij komiteti, javën e ardhshme të procedohet në Qeveri për aprovim.

Hartimi i kësaj strategjie dhe këtij plani të veprimit është përkrahur edhe nga ILO-IPEC.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)