29 Prill 2024

MPMS përkrahë komunën e Shtimes

Prishtine, 23 gusht -Në kuadër të  marrëveshjes së mirëkuptimit në mes Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale  dhe  komunave të Kosovës, për projektin e punëve publike 2011, ministri i  Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Nenad Rashiq, i shoqëruar  nga zyrtar te larte te MPMS-se, vizituan sot  Kuvendin Komunal të Shtimes ku u priten nga kryetari z.Naim Ismajli.

Z.Ismalji, njoftoj përfaqësuesit e ministrisë rreth zhvillimeve te punëve qe po kryhen ne projektin ”Rregullimi i shtratit te lumit” ku gjithsej ne projekt janë angazhuar 25 punëtore dhe 15 prej tyre  janë punësuar përmes Zyrës se Punësimit.

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale  nga projekti “Punët Publike 2011” ka mbështetur financiarisht projektin “Rregullimi i shtratit te lumit” ne  vlere prej 130 mije euro për komunën e Shtimes.

Ministri Rashiq, inkurajoje kryetarin e Komunës së Shtimes z. Ismajlin dhe i ofroj përkrahje si ministri ne çdo projekt dhe ide te cilat janë ne te mirën e qytetareve.

Këto projekte implementohen  ne partneritet duke u mbështetur nga MPMS dhe implementuar nga Komunat. Janë gjithsej 29 komuna te cilat kane përfituar mbështetje financiare për realizimin e 39 projekteve për punësim te qëndrueshëm nga Banka Botërore. Ky është viti i dyte i realizimit te këtij projekti nga Banka Botërore.

 

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)