28 Prill 2024

MPMS angazhohet rreth punësimit stinor në Austri

Prishtinë, 1 shtator - Zv. Ministri i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, z. Fatmir Shurdhaj, me bashkëpunëtorë, po qëndron për një vizitë pune në Austri. Gjatë kësaj vizite, në Vjenë, i shoqëruar edhe nga ambasadori i Republikës së Kosovës në Austri, z. Sabri Kiqmari, z. Shurdhaj ka pasur një sërë takimesh në Ministrinë Federale të Punës, Çështjeve Sociale dhe Mbrojtje të Konsumatorëve të Austrisë, ku ka prezantuar angazhimin e MPMS të Kosovës, konform mandatit që ka në Qeverinë e Republikës së Kosovës, kurse ndër temat dominonte ka qenë gjetja e mundësive për punësim stinor të punëkërkuesve nga Kosova në Austri, mbështetje për Inspektoratin e Punës dhe për fëmijët me aftësi të kufizuara.


Në takimin që z. Shurdhaj pati me përgjegjësen për punësim dhe marrëdhënie me jashtë të ministrisë homologe austriake, zj. Ingrid Nowotny, nga kjo e fundit janë sqaruar format dhe rrugët që duhet ndjekur për mundësinë e punësimit stinor të punëkërkuesve nga Kosova në Austri, kurse për Inspektoratin e Punës, drejtoresha gjenerale e inspektoratit austriak, zj. Elisabeth Szymanski, ka rënë dakord për formimin e grupeve të përbashkëta teknike për të formalizuar trajnimin e inspektorëve të punës nga Kosova në Austri, e cila gjithashtu ka shpjeguar edhe për metodologjinë e punës të Inspektoratit të Punës në Austri.


Zbërthimi i programeve dhe metodave për mbrojtjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara ka qenë temë bisede që z. Shurdhaj ka pasur me drejtorin e përgjithshëm për mbrojtjen e kësaj kategorie, z. Max Rubisch, kurse në takimin me z. Erich Foglar, president i Federatës Sindikale të Austrisë, ka njoftuar mysafirët nga Kosova angazhimin sindikal në Austri dhe ka ofruar mbështetjen e tij të plotë në krijimin e lidhjeve më të drejtpërdrejta në mes sindikatave nga Kosova dhe të atyre austriake, duke pasur gjithnjë në fokus mbrojtjen e të drejtave të të punësuarve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)