27 Prill 2024

MPMS anëtarsohet në Rrjetin Social Evropian

Prishtinë, 13 mars - Pas aplikimit në organizatën e Rrjetit Social Evropian (ESN), me seli në Brajton të Britanisë së Madhe, Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) është bërë anëtare e këtij institucioni evropian.

Këtë e ka konfirmuar me shkrim shefi ekzekutiv i ESN-së, John Halloran.

Halloran, në konfirmimin e tij pos tjerash shprehet se “ngrohtësisht mirëpret Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale të Republikës së Kosovës si një anëtare e ESN-së. Ne jemi të kënaqur që t’u kemi Ju në bord dhe shpresojmë për të punuar me ju gjatë viteve të ardhshme”, thuhet pos tjerash në letrën e shefit ekzekutiv të ESN-së, John Halloran për Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Republika e Kosovës, gjegjësisht MPMS-ja tash e tutje është anëtare dhe pjesë e  një rrjeti në rritje të organizatave dhe personave që janë kreatorë në hartimin dhe shpërndarjen e shërbimeve publike sociale në të gjithë Evropën, ku përmes komunikimit të drejtpërdrejtë bëhet shkëmbimi i njohurive dhe i përvojave për shërbimet sociale që u afrohen personave në nevojë.

Përmes kësaj letre Halloran, përveç njoftimin për pranimin e MPMS në këtë mekanizëm evropian, ka ftuar MPMS-në që të jetë pjesëmarrëse në Konferencën e Shërbimeve Sociale Evropiane, që do mbahet në Kopenhagë më 25-27 qershor 2012.

“Unë shpresoj se me ketë  bashkëpunim do të përfitojnë të dyja palët,  si për zhvillimin tuaj dhe të kontribuojnë për një Evropë më efektive sociale për të gjithë ne”, thuhet në fund të letrës së John Halloran, kryeshef ekzekutiv i ESN-së

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)