18 Prill 2024

Mosmarrëveshjet rreth valutave mund të pengojnë rimëkëmbjen

New York, 9 tetor - Zyrtartë të lartë të ekonomisë botërore thonë se mosmarrëveshjet e vazhdueshme lidhur me vlerat e monedhave dhe tregtinë mund të acarohen dhe të dëmtojnë rimëkëmbjen delikate ekonomike. 

Udhëheqeist e Bankës Botërore dhe të Fondit Monetar Ndërkombëtar bënë paralajmërime serioze për udhëheqësit e vendeve dhe ekonomive.

Presidenti i Bankës Botërore, Robert Zoellick, thotë se nëqoftë se vendet nuk ndërpresin grindjet dhe të fillojnë të bëjnë kompromis për çështjet e monedhës, rënia ekonomike mund të përkeqësohet edhe më tepër.

"Së pari duhen menaxhuar tensionet dhe nëqoftëse situata përfundon në konflikt ose në forma proteksionizmi, atëhere rrezikojmë të biem në gabimet e viteve 30-të”.

Ishin pikërisht gabime të tilla që çuan në Krizën e Madhe ekonomike të viteve 30-të.  Këto paralajmërime bëhen ndërkohë që Shtetet e Bashkura, Kina, vendet evropiane dhe të tjetë vazhdojnë mosmarrëveshjet për vlerat e monedhave, madje Japonia ndërhyri kohët e fundit në tregje për të ulur vlerën e monedhës së saj, jenit. Zoti Zoellick tha se tensionet vinë për shkak të mëkëmbjes së ngadaltë dhe të pabarabartë ekonomike që ka lënë miliona njerëz pa punë.

"Kurdoherë që shkalla e papunësisë është e lartë, ekziston rreziku i formave të tjera të tensionit dhe kjo vihet re tani në debatet për monedhat”.

Një monedhë e dobët ndihmon në uljen e shkallës së papunësisë duke nxitur eksportet.  Kjo i bën prodhimet e ndryshme më pak të shtrenjta dhe më të lehta për t’u shitur në tregjet ndërkombëtare.  Shtimi i shitjeve sjell edhe shtimin e kërkesës për prodhime dhe hapjen e vendeve të punës.

Por kjo strategji nuk funksionon në se shumë vende e përdorin atë në të njejtën kohë.  Kjo do të thonë se vendet duhet të bëjnë kompromise menjëherë, sepse shkalla e lartë e papunësisë po e shton presionin politik ndaj udhëheqësve të shteteve.

Drejtori i Fondit Monetar Ndërkombëtar, Dominique Strauss-Kahn, u bëri thirrje udhëheqësve politikë dhe ekonomikë të zbutin retorikën dhe të gjejnë rrutë më pak provokuese për të nxitur rritjen e e ekonomive të tyre.

"Shumë vende e konsiderojmë monedhën e tyre si armë dhe kjo nuk është aktualisht në të mirën e ekonomisë botërore”.

Drejtori i FMN-së u dërgoi gjithashtu një mesazh ekonomive në rritje që kanë patur si synim të kenë një zë më të fortë në vendimet e FMN-së.  Zoti  Strauss-Kahn  tha se vendet që duan të kenë një zë më të fortë, duhet gjithashtu të marrin përsipër më shumë përgjegjësi për të ruajtur një ekonomi globale më të shëndetëshme.

Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Botërore i kanë bërë thirrje Kinës të lejojë ngritjen e vlerës së monedhës së saj.  Por ekspertët e ekonomisë thonë se një nga partnerët kryesorë tregtarë të Kinës, Shtetet e Bashkuara, duhet gjithashtu të bëjë ndryshime, si shkurtimet buxhetore dhe shtimi i kursimeve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)