29 Prill 2024

Mos funksionimi i gjykatave, pengesë edhe e bizneseve

Prishtinë, 13 shtator – Bizneset kanë problem  që ta zhvillojnë veprimtarinë e tyre për shkak të problemeve ligjore vlerësojnë përfaqësues të biznesit dhe ekspertët e ekonomisë.

Në një tryezë që është mbajtur në mes Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Aleancës Kosovare të Biznesit dhe Odës Ekonomike të Kosovës me temën “Këshillit Konsultativ për Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme (KKNVM) 2010”.

Ministri i MTI-së, Lutfi Zharku tha se angazhimet e institucioneve të vendit janë për të përmirësuar ambientin për zhvillimin e biznesit dhe hapjes së vendeve të punës. Sipas tij, MTI-ja është angazhuar në vazhdimësi për përmirësimin e klimës biznesore. 
“Mund të themi se kemi shumë lëvizje pozitive, të cilat do të reflektohen edhe në përmirësimin e pozicionit tonë në raportet e ndryshme ndërkombëtare. Ne po hyjmë në çerekun e fundit të këtij viti dhe nga këndi i zhvillimeve kryesore në këtë vit në sektorin e NVM-ve dhe të angazhimeve tona për të përmirësuar ambientin tonë biznesor”, tha Zharku.

Sipas Zharkut ndryshimet në Ligjin për Shoqëri Tregtare do të  lehtësojnë bizneset në kursimin e kohës, në reduktimin e kostos, për hapjen e një biznesi në Kosovë.
“Tani janë themeluar dy zona ekonomike, Parku i Biznesit në Drenas, për të cilin shpresohet që të hapet zyrtarisht në nëntor të këtij viti dhe Parku Teknologjik në Skenderaj, një investim publiko-privat në mes të komunës së Skenderajt dhe një investitori slloven”, tha Zharku.

Mirëpo kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, (AKB), Agim Shahini Shahini problemin kryesore te zhvillimi i biznesit në Kosovë e sheh mos funksionimin e ligjit dhe gjykatave. Ai madje thotë se nuk ka as strategji për zhvillim ekonomikë. “Pikë së pari ne nuk kemi një strategji për zhvillim ekonomik të Kosovës. Duhet të krijohen mundësi të reja për eksport, të formohen politika tregtare dhe fiskale dhe ato investuese që e avancojnë prodhimin, e jo tregtinë e produkteve të gatshme”, tha ai.

Sipas Shahinit biznesi nuk mund të zhvillohet nëse nuk kujdesen institucionet përkatëse për rregullimin e klimës.

Sekretar i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Berat Rukiqi e hedh problemin tek procedurat burokratike dhe koha e tepërt që i merr një biznesi për të aplikuar për hapjen e një biznesi. “Procedurat për të funksionalizuar një biznes janë mjaft të gjata dhe kjo nuk është favorshme për bizneset. Një nga avantazhet që ka Kosova me vendet e tjera, është kompatibiliteti legjislacionit me legjislacionin e Bashkimit Evropian”, tha Rukiqi.

Edhe ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Andy Sparks ka dhënë një rekomandim institucioneve të Kosovës se si t’i tërheqin investitorët e huaj. “Investitorët e huaj do duhej të takoheshin me liderët më të lartë institucional, në mënyrë që atyre t’ju jepet mbështetje për investime sepse Kosova në këtë kohë ka nevojë për investime dhe për këtë duhet të krijohet një ambient më i mirë afarist”, tha Sparks. 

Elhami Ismajli
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)